shpenzimet ne reklama te kandidateve per komuna 68e258e14958a

Shpenzimet në reklama të kandidatëve për komuna

October 5, 2025
min lexim

Në 30 ditët e fundit, në Kosovë janë shpenzuar mbi 60 mijë euro për sponsorizim të reklamave me mesazhe kryesisht politike.

Shumica e sponsorizuesve janë politikanë që pas një jave do të garojnë për të marrë në dorë qeverisjen e komunave të Kosovës.

Mbi 14 mijë euro prej këtyre parave të shpenzuara për reklama në Facebook, janë shpenzuar nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, për kryetar të Prishtinës.

Ai ka shpenzuar dukshëm më shumë sesa të gjithë kundërkandidatët e tij.

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Merkur Beqiri nga Alternativa dhe kandidati i pavarur, Fatmir Selimi, madje nuk shfaqen fare në listën e sponsorizuesve të reklamave.

Ismaili ka zhvilluar fushatë edhe në platformën TikTok, mirëpo në këtë platformë ka më pak transparencë për mënyrën se si funksionon shpërndarja e videove.

Për të rritur transparencën, kompania pronare e Facebook-ut, Meta, publikon të gjitha të dhënat për reklamat e sponsorizuara në Facebook dhe Instagram. Edhe vetë partitë politike detyrohen t’i raportojnë këto shpenzime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Përmes të dhënave të publikuara nga Meta kuptohet se sponsorizuesi i dytë më i madh në 30 ditët e fundit është Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit.

Edhe shumë kandidatë për komuna të tjera, jashtë kryeqytetit, kanë përdorur këtë opsion për të arritur një numër më të madh të njerëzve me reklamat e tyre.

Reklamimi në Facebook vjen me opsionin për të zgjedhur audienca specifike për secilin publikim – gjininë, moshën, rajonin… Partitë dhe politikanët kanë mundësi të targetojnë audienca të ndryshme.

Por, pothuajse të gjithë kanë preferuar të targetojnë gjithë popullsinë në Kosovë me të drejtë vote, nga 18 vjeç e sipër.

Ajo që ka shfrytëzuar më së shumti opsionet për të targetuar audiencë specifike, është kandidatja e Partisë Socialdemokrate për Prishtinën, Besa Shahini, që ka targetuar prindërit dhe të rriturit deri në moshën 50-vjeçare.

Periudha për të cilën Radio Evropa e Lirë ka analizuar reklamat e sponsorizuara, përfshin gjithë muajin e shtatorit.

Fushata zgjedhore nisi zyrtarisht më 13 shtator, por shumë kandidatë kanë filluar fushatën e tyre online edhe para kësaj date.

Zgjedhjet lokale do të mbahen pas një jave, më 12 tetor. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gazeta italiane i kushton nje shkrim te vecante edon zhegroves 68e258d3a9575
Lajmi i mëparshëm

Gazeta italiane i kushton një shkrim të veçantë Edon Zhegrovës 

zbardhet dinamika e ngjarjes ne sauk identifikohet 31 vjecari qe nuk iu bind uniformave blu dhe perplasi disa makina 68e25984dbd5b
Lajmi i radhës

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Sauk, identifikohet 31-vjeçari që nuk iu bind uniformave blu dhe përplasi disa makina

Të fundit nga

ShkoLartë