shpejt shpejt kape policia publikon pamjet e arrestimit te flodian plakut momenti kur rrethohet brenda ne hotel 6890d3da6e0ea

“Shpejt, shpejt, kape”, Policia publikon pamjet e arrestimit të Flodian Plakut, momenti kur rrethohet brenda në hotel

August 4, 2025
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë Vendorore të Policisë Vlorë, Elidon Çela doli në një konferencë shtypi ku foli për arrestimin e shtetasit Flodian Plaku i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Policia e Vlorës publikoi edhe videon e operacionit për arrestimin e Plakut.  

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë

Deklarata:

Ja pamjet e operacionit policor të koduar “ETERNA”, të finalizuar me sukses nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit u kap shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim, Flodian Plaku, i cili në momentin e ndalimit ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Po gjatë operacionit, u arrestuan edhe 4 shtetas të tjerë që e ndihmonin dhe e strehonin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:

– 2 armë zjarri pistoletë,

– municion luftarak,

– 25 000 euro cash,

– 7 celularë.

Pamjet e operacionit tregojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e strukturave të Policisë së Shtetit për goditjen e krimeve të rënda dhe garantimin e sigurisë publike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar qe lidh presheven me kumanoven 6890ca78f3930
Lajmi i mëparshëm

Serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar që lidh Preshevën me Kumanovën

klubi i femijerise se diogo jota merr vendim fantastik ne nderim te tij 6890d41662cbe
Lajmi i radhës

Klubi i fëmijërisë së Diogo Jota merr vendim fantastik në nderim të tij

Të fundit nga

ShkoLartë