shpallet konkurs per dy pozita te reja te zevendesguvernatoreve ne banken popullore te maqedonise se veriut 6874d489bb922

Shpallet konkurs për dy pozita të reja të zëvendësguvernatorëve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut

July 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 korrik – Shpallet konkurs për dy pozita të reja të zëvendësguvernatorëve në Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 14 korrik 2025 – Vetëm pak kohë pas emërimit të guvernatorit të ri të Bankës Popullore të RMV-së, është shpallur konkurs për përzgjedhjen e dy zëvendësguvernatorëve të rinj. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të bankës, përcjell INA.

Kandidatët duhet të jenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, me reputacion të përshtatshëm dhe të kenë diplomë universitare (minimum 240 ECTS ose VII/1), si dhe përvojë profesionale ose akademike në ekonomi, financa, bankë apo drejtësi. Ndalohet pjesëmarrja e personave që janë në procedura falimentimi ose me ndalesa ligjore për ushtrim profesioni.

Kërkohet gjithashtu njohuri aktive e gjuhës angleze e dëshmuar me certifikata ndërkombëtare (p.sh. TOEFL, IELTS, FCE, APTIS) jo më të vjetra se 5 vjet.

Aplikimet duhet të përfshijnë biografi të shkurtër, dëshmi shtetësie, diplomë universitare dhe dokumente që vërtetojnë përmbushjen e kushteve ligjore dhe profesionale. Afati për aplikim është deri në fillim të muajit të ardhshëm, ndërsa përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet brenda 45 ditëve pas mbylljes së konkursit.

Aktualisht, zëvendësguvernatorë në BPRMV janë Dr. Fadil Bajrami, Mr. Emilija Nacevska dhe Mr. Ana Mitreska.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bitcoin kapercen vleren rekord te 120 mije dollareve 6874d32198918
Lajmi i mëparshëm

Bitcoin kapërcen vlerën rekord të 120 mijë dollarëve

ne maj jane dhene 469 leje per ndertim prej te cileve 255 per ndertime te larta jane planifikuar 1 037 banesa 6874d7d1960d6
Lajmi i radhës

Në maj janë dhënë 469 leje për ndërtim prej të cilëve 255 për ndërtime të larta, janë planifikuar 1.037 banesa

Të fundit nga

ShkoLartë