shpallet i pafajshem davide pecorelli 68cc0b1466528

Shpallet i pafajshëm Davide Pecorelli

September 18, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Apelit ka shpallur të pafajshëm Davide Pecorellin për veprën penale të mashtrimit, sipas nenit 143/3 të Kodit Penal. Ndërkohë, akuza për shkatërrim prone me zjarr me pasoja të rënda (neni 151/2) u ndryshua, duke e shpallur atë fajtor për shkatërrim prone me zjarr sipas nenit 151/1 dhe e dënoi me 8 muaj burgim.

Për veprën penale të dhunimit të varreve (neni 118), Pecorelli u shpall gjithashtu fajtor dhe u dënua me 8 muaj burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 të Kodit Penal, ai u dënua përfundimisht me 14 muaj burgim. Duke aplikuar përfitimin e gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me 1/3, duke rezultuar në 9.6 muaj burgim.

Gjykata theksoi se duke pasur parasysh periudhën e paraburgimit të kryer në Itali dhe Shqipëri, dënimi konsiderohet i vuajtur dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hoxha vlen dhe struga gati per fitore me 19 tetor 68cc09b68ea55
Lajmi i mëparshëm

Hoxha: VLEN dhe Struga gati për fitore më 19 tetor

tifozi i liverpool i denuar me tre vite larg stadiumeve flet pas incidentit ne anfield road 68cc0b805db4d
Lajmi i radhës

Tifozi i Liverpool i dënuar me tre vite larg stadiumeve flet pas incidentit në “Anfield Road”

Të fundit nga

ShkoLartë