Fituesi i garës ndërkombëtare për Parkun e Besimit në Petrelë është shpallur ‘BIG Bjarke Ingels Group’.
Në eventin e sotshëm ishte i pranishëm dhe kryeministri Edi Rama, i cili e quajti këtë një moment i jashtëzakonshëm arktitekture.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë konkurs.
Ishte një konkurs që gjeti pasqyrim në të gjitha përpjekjet e pjesëmarrësve.
Ishte një kohë nga e cila mësuam shumë të gjithë dhe e them me mjaft përulësi një gjë të tillë.
Doja të merrja edhe mendimet e disave prej jush që nuk ishin pjesë e konkursit dhe as e jurisë.
Njëri duhet të fitonte, jemi mjaft të bindur për fituesin, por në të njëjtën kohë do të doja të bënim më shumë parqe në këtë mënyrë.
Ajo që na keni sjellë është e jashtëzakonshme. Faleminderit të gjitha ekipeve që morën pjesë.
Një energji e shkëlqyer dhe një moment i jashtëzakonshëm arktitekture dhe krijimi të peizazhit për natyrën”, tha Rama.
Burimi: botasot.info


