shpallet fituesi i cmimit nobel per paqen per vitin 2025 68e8db42dc4fa

Shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2025

October 10, 2025
1 minut lexim

María Corina Machado, politikania dhe aktivistja nga Venezuela, është shpallur fituese e Çmimit Nobel për Paqe 2025, për përpjekjet e saj të palodhura në mbrojtje të të drejtave demokratike të popullit venezuelas dhe për luftën e saj të vazhdueshme drejt një tranzicioni paqësor nga diktatura në demokraci.



Në një njoftim në rrjetin social X, Komiteti Nobel deklaroi se Machado u vlerësua “për punën e saj të pandalur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës dhe për përpjekjen e saj për të arritur një kalim të drejtë dhe paqësor nga diktatura në demokraci”.

Komiteti shtoi se çmimi i sivjetshëm i jepet “një gruaje që mban gjallë flakën e demokracisë, në një kohë errësire që po rritet”.

Machado është përshkruar si një nga shembujt më të jashtëzakonshëm të guximit në Amerikën Latine në vitet e fundit. Sipas kryetarit të Komitetit Nobel, ajo ka qenë një figurë bashkuese kyçe në skenën politike të Venezuelës, duke mishëruar vlerat themelore të demokracisë.

“Kjo është pikërisht thelbi i demokracisë, vullneti ynë i përbashkët për të mbrojtur parimet e sundimit popullor, edhe kur nuk biem dakord. Në një kohë kur demokracia është nën kërcënim, është më e rëndësishme se kurrë të mbrojmë këtë terren të përbashkët”, theksoi ai.

Në vijim të fjalës së tij, kryetari i Komitetit Nobel, Jørgen Watne Frydnes, përshkroi situatën e vështirë në Venezuelë, duke theksuar se puna demokratike atje është “e rrezikshme”.

Ai kujtoi se Machado që më shumë se 20 vjet më parë kishte zgjedhur “kutitë e votimit në vend të armëve”, duke u bërë simbol i betejës paqësore për liri dhe drejtësi në një vend të shtypur nga autoritarizmi.

“Ajo ka kaluar vite të tëra duke punuar për lirinë, dhe sakrificat e saj janë një frymëzim për të gjithë ata që besojnë në forcën e demokracisë”, shtoi Frydnes.

María Corina Machado, e njohur për opozitën e saj të fortë ndaj regjimit të Nicolás Maduros, ka udhëhequr lëvizjen opozitare me qëndrueshmëri dhe guxim, pavarësisht kërcënimeve, ndalimeve politike dhe presioneve të shumta.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pezullimi i dekretit per zgjedhjet ne tirane begaj nuk jam bere pishman 68e8da14ccf23
Lajmi i mëparshëm

Pezullimi i dekretit për zgjedhjet në Tiranë, Begaj: Nuk jam bërë pishman…

armend lokaj emerohet nenkryetar i gjykates themelore ne peje 68e8dc2f3261d
Lajmi i radhës

Armend Lokaj emërohet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Pejë

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë