shpallen rezultatet perfundimtare per gjithsej 44 komunane tre vendvotime per keshilltare ne shuto orizare do te perseritet votimi 6900fdf0de5a8

Shpallen rezultatet përfundimtare për gjithsej 44 komuna,në tre vendvotime për këshilltarë në Shuto Orizarë do të përsëritet votimi

October 28, 2025
1 minut lexim

Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në 44 komuna, zgjedhja e kryetarëve të komunave është përfunduar zyrtarisht, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Deri tani pritej shpallja e rezultateve të tyre përfundimtare, për shkak se në 11 komuna ishin parashtruar ankesa që u refuzuan. Me këtë, kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, bëri të ditur se më 2 nëntor, pra këtë javë, do të mbahet raundi i dytë i votimit në 33 komuna.

“Njëmbëdhjetë komuna bashkohen me 33 komunat për të cilat të enjten shpallëm rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve, ku zgjedhjet u përfunduan në raundin e parë. Me këtë shpallje të 11 komunave për zgjedhjen e kryetarit në raundin e parë dhe 33 të tjera nga e enjtja e kaluar, ku nuk kishte ankesa, gjithsej përfunduan 44 komuna ku u zgjodh kryetari në raundin e parë zgjedhor”, deklaroi Boris Kondarko, kryetar i KShZ-së.

Sa i përket këshillave komunalë, gjithashtu u parashtruan ankesa, por u pranua vetëm për tre vendvotime në Shuto Orizar.

“Vetëm një komunë mbeti me 3 vendvotime që u shfuqizuan nga Gjykata Administrative. Kjo është komuna Shuto Orizar, vendvotimet 2961, 2962 dhe 2966. Në këto tre vendvotime, pas simulimit, është konfirmuar se teorikisht numri i votuesve të regjistruar mund të ketë ndikim në shpërndarjen e mandateve në Këshill” tha Kondarko.

Megjithatë, me votimin e së dielës nuk përfundon procesi zgjedhor i zgjedhjeve lokale, sepse mbeten 4 komuna ku do të duhet të mbahen zgjedhje të reja, pasi nuk arritën kuorumin e votuesve të dalë. Këto janë komunat Gostivar, Vrapçishtë, Çentar Zhupa dhe Mavrovë-Rostushë, ku votimi do të zhvillohet 60 ditë pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grupacioni balfin po e sjell flying tiger copenhagen ne east gate mall kreativiteti skandinez po arrin ne shkup 6900fd50281d9
Lajmi i mëparshëm

Grupacioni BALFIN po e sjell Flying Tiger Copenhagen në East Gate Mall- Kreativiteti skandinez po arrin në Shkup

e marta e zeze ne shqiperi si humben jeten 5 persona e nje tjeter u plagos brenda pak oresh 6900ff57132c6
Lajmi i radhës

E marta e zezë në Shqipëri! Si humbën jetën 5 persona e një tjetër u plagos, brenda pak orësh

Të fundit nga

ShkoLartë