shok sigurisht kryhet neser prokurorja tregon per kontaktet qe kishin murseli e plava ne whatsapp 692443e100adb

“Shok, sigurisht kryhet nesër”, prokurorja tregon për kontaktet që kishin Murseli e Plava në WhatsApp

November 24, 2025
min lexim

Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, seanca e së hënës vazhdoi me propozimin e provave për administrim nga prokurorja Javorka Perlinçeviq.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka propozuar që në shqyrtim gjyqësor të administrohen të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Provat që ajo përmendi ndër tjera janë: Raporti i bastisjes më 1 dhjetor 23 tek të dyshuarit Murseli, Plava e Kokalla. Po ashtu, vërtetimin për konfiskim të përkohshëm, raportin informues nga vendi i ngjarjes, raporti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertiza balistike e armës, raporti i autopsisë, raporti preliminar për telefonat e të akuzuarve, raporti analitik përfundimtar për analizimin e video-incizimit, raporti informues për transaksionet bankare nga banka të ndryshme.

Gjithashtu, propozoi të administrohen dy CD për raportet nga kompania për thirrjet telefonike nga telefonat e të akuzuarve Plava dhe Kokalla, që kanë qenë të disponueshme pasi sipas saj, dihet që dy telefona të Naim Murselit dhe tani të ndjerës Liridona kanë humbur atë natë në mënyrë misterioze.

Sipas prokurores, në rrjetin social Whatsapp janë gjetur kontaktet ndërmjet Granit Plavës dhe Naim Murselit, dhe sipas provave të gjetura, ato kontakte kanë filluar të zhvillohen nga 23 nëntori 2023 rreth orës 18:33 dhe kanë vazhduar me ditë të tëra deri më 24, 27, 28 nëntor 2023 dhe në datën kur ndodhi vrajsa më 29 nëntor 2023.

Prokurorja theksoi se më 28 nëntor 2023, në orën 19:41, i pandehuri Murseli ka dërguar një mesazh tek Plava, ku shkruan “shok, sigurisht kryhet nesër…”.

Më tej, prokurorja tha se kishte vazhduar thirrja me telefon dhe se e fundit mes tyre ishte në Whatsapp më 29 nëntor 2023 në orën 19:01, ku kanë biseduar 28 sekonda. Tha se duke shikuar video-incizimet, kjo është koha kur Murseli në njërën anë me familje dhe në anën tjetër Plava në anën tjetër kanë qenë në të njëjtin restaurant.

Perlinçeviq theksoi se më pastaj, Plava kishte paguar llogarinë dhe ka dalë nga restoranti. Tha se kanë vërtetuar se ndihet edhe e shtëna, por nuk dëgjohet qartë dhe se për këtë kanë bërë ndarje dhe e kanë vetëm zhurmën e të shtënës që përputhet me atë që në vendin e ngjarjes gjatë vrasjes së tani të ndjerës është shkrepur një plumb dhe është gjetur gëzhoja.

Andaj, prokurorja i propozoi Gjykatës që të vazhdojnë me administrimin e këtyre provave.

Ndërkaq, përmendi se si Plava kishte hyrë në veturë dhe i kishte pritur Murselin dhe familjen e tij dhe kishte filluar t’i përcjellë deri në vendin e ngjarjes.

Për shkak të problemeve teknike, sesioni i paradites u ndërpre dhe pritet të vazhdojë nga ora 13:10.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbetet i lire ne fund te dhjetorit mesohet e ardhmja e sergio ramos 692443d65630c
Lajmi i mëparshëm

Mbetet i lirë në fund të dhjetorit, mësohet e ardhmja e Sergio Ramos

demtohet rruga e re ne kukes cahet asfalti i segmentit 38 kilometra u inaugurua dy muaj me pare 69244483a8365
Lajmi i radhës

Dëmtohet rruga e re në Kukës/ Çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra, u inaugurua dy muaj më parë

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë