shkupjani qe goditi ciklistin per vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes rrezikon kater vjet burg 6957a0b8ef897

Shkupjani që goditi çiklistin për vdekje dhe u largua nga vendi i ngjarjes rrezikon katër vjet burg

January 2, 2026
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur aktakuzë ndaj një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, personi në fjalë akuzohet se ka përplasur për vdekje një çiklist në Shkup.

“I akuzuari ngarkohet se më 03.11.2025, rreth mesditës, ka drejtuar një automjet “Volkswagen Passat” në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup, por nuk iu përmbajt rregullave të komunikacionit, duke rrezikuar qarkullimin publik dhe jetën e njerëzve. Para kryqëzimit me rrugën “Llazar Liçenoski”, në një kalim për këmbësorë, ai nuk e ka ulur shpejtësinë dhe ka lëvizur me 53 km/orë, pra mbi kufirin e lejuar në zonë të banuar. Për këtë arsye nuk ka mundur të ndalet me kohë dhe me pjesën e përparme të automjetit ka goditur një biçikletë që po kalonte në kalimin për këmbësorë. Si pasojë e goditjes, çiklisti Jorgo Gjuka ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej së paku katër vitesh, ndërsa rasti është kualifikuar si vepra më e rëndë penale në fushën e komunikacionit”, thonë mes tjerash nga Prokuroria.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhjetori me shkelje te shumta ne trafik mbi 19 mije gjoba ne te gjithe vendin 6957a021c7c9e
Lajmi i mëparshëm

Dhjetori me shkelje të shumta në trafik: Mbi 19 mijë gjoba në të gjithë vendin

zgjedhja e avokatit te popullit varet nga shumica e badenterit 6957a1770aa19
Lajmi i radhës

Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Të fundit nga

Koncepti unik i Fordit del në shitje

Një nga eksperimentet më të çmendura aerodinamike të Ford është rishfaqur në vendin më të zakonshëm të mundshëm. Ford Probe IV, i cili prej kohësh mendohej se ishte humbur ose ishte hedhur
ShkoLartë