shkupi solidarizohet me popullin palestinez pa drejtesi nuk ka paqe 690643f15c0e4

Shkupi solidarizohet me popullin palestinez, pa drejtësi nuk ka paqe

November 1, 2025
1 minut lexim

Rrugët e Shkupit u mbushën sot përplot me qytetarë që morën pjesë në marshin paqësor të organizuar nga iniciativa ‘’Të gjithë për Palestinën’’. Me pankarta, flamuj dhe thirrje për drejtësi, pjesëmarrësit kërkuan ndaljen e gjenocidit që po zhvillohet në Gaza dhe mbështetje për popullin palestinez. Aktivistët theksuan se protesta synon të kujtojë se nuk ka paqe pa liri dhe se drejtësia për Palestinën është një parakusht për një botë të drejtë.

‘’Të kërkojmë falje nga populli palestinez në shenjë mbështëtjeje dhe për gjthcka që nuk është thënë’’.

Brohorimat e qytetarëve për nje Palestinë të lirë nuk u ndalen pothuajse në asnjë qast

AKTIVISTE

‘’Sot jemi këtu dhe do të jemi këtu çdo të shtunë tjetër nga tani e tutje, për të thënë qartë dhe me zë të lartë jo në emrin tonë’’.

Gjatë marshit u lexua edhe një dëshmi nga një grua e re nga Gaza, për të kujtuar se pas statistikave qëndrojnë jetë e familje reale.

Protestuesit kërkuan nga qeveria: të dënojë gjenocidin, të votojë në OKB në mbështetje të Palestinës, ta njohë sërish Palestinën, të ndërpresë marrëdhëniet me Izraelin, të ndihmojë Gazën dhe të arrestojë autorët e krimeve të luftës. Marshi u mbyll me thirrjen për drejtësi, përgjegjësi dhe solidaritet – sepse pa drejtësi nuk ka paqe. /SHENJA/

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

interesim i larte i qytetareve per vaksinim kunder gripit stinor 6906435059894
Lajmi i mëparshëm

Interesim i lartë i qytetarëve për vaksinim kundër gripit stinor

manastirliu mbeshtetja e grave sipermarrese prioritet per zhvillimin ekonomik e social te tiranes 690645551aded
Lajmi i radhës

Manastirliu: Mbështetja e grave sipërmarrëse, prioritet për zhvillimin ekonomik e social të Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë