shkupi renditet i dyti ne evrope per ndotjen e ajrit 6943c94eab424

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

December 18, 2025
1 minut lexim

Shkup, 18 dhjetor – Shkupi është ende ndër qytetet më të ndotura në botë këtë mëngjes, sipas të dhënave nga platforma zvicerane “IQAir”. Rreth orës 10:00, kryeqyteti i RMV-së u rendit i 19-ti në listën globale dhe i dyti në Evropë për sa i përket ndotjes së ajrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Indeksi i cilësisë së ajrit në Shkup është 154, gjë që e klasifikon atë në kategorinë “ajër i pashëndetshëm”. Vlera të tilla paraqesin një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të frymëmarrjes dhe zemrës.
Të dhënat nga stacionet matëse tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup është 12 herë më i lartë se vlera referuese vjetore e përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto janë mikropjesëza që depërtojnë lehtësisht thellë në mushkëri dhe mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore me ekspozim të zgjatur.

]Edhe pse Sarajeva kryeson listën e vendeve evropiane me ndotje jashtëzakonisht të lartë këtë mëngjes, situata në Shkup mbetet shqetësuese dhe konfirmon edhe një herë ekspozimin afatgjatë të qytetarëve ndaj ajrit të ndotur, veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
Në nivel global, qyteti më i ndotur është Lahore në Pakistan, me një indeks prej 368.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krasniqi me marreveshjet kolektive po mbyllet nje pabarazi e kahershme ndaj universiteteve shqiptare 6943c23667887
Lajmi i mëparshëm

Krasniqi: Me marrëveshjet kolektive, po mbyllet një pabarazi e kahershme ndaj universiteteve shqiptare

ilir meta deshmon sot per 21 janarin 6943cb54c50e8
Lajmi i radhës

Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”

Të fundit nga

Sa kushton një ‘ushtri’ botësh në internet?

Manipulimi në rrjetet sociale dhe platformat online është kthyer në një biznes të mirëfilltë, ndërsa çmimi i krijimit të një “ushtrie” botësh ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Këtë e tregon
ShkoLartë