shkullaku rama e nisi me krimin dhe po e mbyll me te shqiptaret kane te drejte te reagojne 6abae14faefbc

Shkullaku: Rama e nisi me krimin dhe po e mbyll me të, shqiptarët kanë të drejtë të reagojnë

September 28, 2026
min lexim

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka bërë deklarata të forta për situatën politike në vend, duke e lidhur qeverisjen e Edi Ramës me çështje që, sipas tij, kanë në qendër krimin dhe kapjen e institucioneve.

Duke iu referuar fillimit të qeverisjes së Ramës dhe çështjes së kanabizimit, Shkullaku tha se historia është duke u mbyllur sërish me çështjen e radarëve dhe kontrabandës.

Sipas tij, e njëjta histori po përsëritet edhe në fund të qeverisjes.

Duke folur për institucionet dhe çështjet që lidhen me drejtues të lartë të shtetit, Shkullaku tha se, sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë një dobësim të rëndë të funksionimit institucional.

‘Domethënë në mandat të 4-tërt nuk e mban dot pa krimin me të cilin e nisi, dhe me atë po e përfundon. Fillimi i historisë kanë qenë radarët e Saimit Tahirit që raportonte SHISH i asaj kohe, po e mban mend, ka pasur një raport për kanabizimin e Shqipërisë dhe Rama e hoqi, eliminoi drejtuesin e atëhershëm.

Dhe po e mbyll po prapë me fikjen e radarëve për kontrabandën e cigares apo për elementë të tjerë. Pra, këtu ky, për mua kapitull mbyllet.

Çështja tani është që, në rast se para shqiptarëve nuk ka ngelur më, mendoj unë, qelizë e organizatës së Rilindjes e painfektuar. Pra, përballë këtij infeksioni, çështja është, do vazhdojmë të mpihemi dhe të kalbemi nga ky qelb, apo shoqëria do marrë iniciativë diçka në dorë.

Në qoftë se deri dje çdo thirrje për radikalizëm, çdo thirrje për të marrë situatën në dorë, çdo thirrje për mosbindje qytetare e të tjerë e të tjerë, me të drejtë mund të shikohej me rezervë, sepse ka rrugë të tjera, sot mendoj unë, në qoftë se ka një popull në botë që ka të drejtën legjitime të bëjë çfarë të dojë kundër qeverisë së vet, është populli shqiptar. Sepse ja kanë kapur të gjitha.

Domethënë se nuk dua të flas për Këshillin e Sigurimit, që e shtrova në fillim se është qesharake të thuash që ka kapur dhe Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Diku sikur që ka kapur se dihet kush është. Ai mund të kapi dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, siç ka kapur shefin e kundërzbulimit të FBI-së e të tjerë.

Por Këshilli i Sigurimit nuk është gjë tjetër, veçse tregon edhe një herë para shqiptarëve që këtu nuk ka më shtet, pra, i lind e drejta çdo qytetari të veprojë vetë nesër. Pse?

Bajromi thotë atë që ka thënë ai. kryeprokurori ulet përballë njeriut që e di që është i inkriminuar, se i del në dosje. Çdo komunikim ata e kanë, pavarësisht se është kryeministër, ka imunitet ata, i ruajnë. Kanë në krah edhe vetë presidentin e Republikës, që SPAK duhet ta marrë patjetër të pandehur, kur ka qenë komandant i forcave të përgjithshme, ka firmosur nga Shëngjini, ka bërë investim, kolegu im Ferdinand Dervishi, fantastik se si ky ka vepruar kundër ligjit në planin e përhapjes duke nxjerrë objektet e ushtrisë për t’ia dhënë bizneseve të ndryshme. Pra, edhe ai është i inkriminuar, prandaj është aty.

Pra, nuk ka asnjë drejtues shteti që Rama e ka vënë në pozicione deçizive vendimmarrëse (për një shtet flasim ë), që nuk ka një element inkriminimi që varet nga kreu i organizatës.

Pra, mbasi ke bërë vrasjen e parë, ti pranohesh në organizatë. Përndryshe nuk mund të jesh në organizatë, edhe i ndershëm. Këtu, mendoj unë, përveç shoqërisë që thashë, ka çdo të drejtë, se mbas kësaj mbyllet historia, pra: Edi Rama është kreu i një organizate kriminale, ose është idiot. Unë mendoj që është e para.

Dhe e dyta, përveç shoqërisë që i lind çdo e drejtë të reagojë me çdo lloj forme ndaj një bande që i ka marrë peng vendin, mendoj që… e di që është një kështu si thirrje shkretëtirë, po… mendoj që duhet të ketë disa njerëz brenda Partisë Socialiste… nuk po them të bëjnë ndonjë akt trimërie, as të flasin, as të denoncojnë, por mund të thonë vetëm një fjali shumë të thjeshtë: ‘Partia Socialiste nuk është Ergys Agasi’. Kaq.

Ose ‘Ergys Agasi nuk përfaqëson mazhorancën…’ As këtë nuk e thonë dot! Më kupton? Dhe në këtë aspekt, biles unë për ca, kam më tepër respekt për ca figura që ngjallin shumë urrejtje te njerëzit, po themi Taulant Balla, Belinda Balluku që dalin hapur.

Po të paktën ata e kanë marrë, të paktat i kanë vënë vetë në fytyrë, i kanë dalë me fytyrë, kanë marrë përgjegjësi morale, politike, dhe ligjore ndoshta. Sesa disa të tjerë që nëpër tavolina… pfff… ‘nuk bëhet, s’e bëri ky Rama, e ka kriminalizu komplet, bëri ligjin për këtë Agasin, na ka fut gjithë këtë në parlament’ dhe ulin kokën aty dhe mbarojnë ato punët e vogla brenda Ramës.

Kupton apo jo? Njëri rregullon gruan, rregullon çunin… Pra, këta janë më të këqijtë brenda organizatës, për mua. Kështu që çështja, mbas kësaj që ka ndodhur, nuk është më ‘a e dinte Rama’, se kjo është domethënë sfidë që na i bëhet inteligjencës tonë, ‘a e dinte Rama’.

Më kupton? Këtu s’jemi sfiduar vetëm ne, këtu është sfiduar, se ai thotë, partnerët të tanë u tronditën nga kjo gjë.’, u shpreh ndër të tjera Armand Shkullaku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pdk mban neser konference per media 6abae0d38877c
Lajmi i mëparshëm

PDK mban nesër konferencë për media

macron denon sulmin rus ndaj akademise kombetare te shkencave te ukraines 6abae1c8cc105
Lajmi i radhës

Macron dënon sulmin rus ndaj Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës

Të fundit nga

PDK mban nesër konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nesër mban konferencë për media. Kjo u bë e ditur nga përmes një njoftimi për media të lëshuar nga partia, teksa nuk treguan arsyen e kësaj konference.
ShkoLartë