shkshmk jep detaje per rastin ne lybeniq pati mungese te oksigjenit 68da37a296891

ShKShMK jep detaje për rastin në Lybeniq, pati mungesë të oksigjenit

September 29, 2025
1 minut lexim

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses operacioni i ndërlikuar për nxjerrjen e trupit të pajetë të një personi që kishte rënë në një pus në fshatin Lybeniq, komuna e Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28 shtator 2025, ShKShMK ka pranuar një thirrje urgjente nga Policia e Kosovës lidhur me një incident të ndodhur gjatë punimeve për pastrimin e pusit, ku një person kishte humbur jetën si pasojë e rënies në të.

Menjëherë pas pranimit të thirrjes, ekipet e Kërkim-Shpëtimit Malor janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë filluar operacionin në bashkëpunim të ngushtë me njësitet e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente.

Sipas ShKShMK-së, për shkak të thellësisë së pusit, pranisë së gazrave toksikë dhe mungesës së oksigjenit, operacioni ka qenë tejet sfidues dhe ka kërkuar koordinim të lartë teknik dhe profesional. Nxjerrja e trupit të viktimës është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës dhe njësisë së specializuar të Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

ShKShMK ka falënderuar të gjitha palët e përfshira për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni të ndjeshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dembele e konsideron si me te veshtiren kohen te barcelona 68da379d5bd5a
Lajmi i mëparshëm

Dembele e konsideron si më të vështirën kohën te Barcelona

erjon veliaj dorezon padine ne gjykaten kushtetuese kunder shkarkimit nga qeveria dhe keshilli bashkiak 68da38478b28b
Lajmi i radhës

Erjon Veliaj dorëzon padinë në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak

Të fundit nga

Reali ia vë sytë superyllit të Barçës

Real Madrid shkaktoi polemika të mëdha kur i rrëmbeu Luis Figo Barcelonës në vitin 2000, dhe 26 vite më vonë një saga e re mund të jetë në horizont. Drejtuesit e “Bernabéut”,
ShkoLartë