shkon ne gjashte numri i te vrareve nga te shtenat ne nje autobus ne jerusalem 68bf15d320ea8

Shkon në gjashtë numri i të vrarëve nga të shtënat në një autobus në Jerusalem

September 8, 2025
1 minut lexim

Ka shkuar në gjashtë numri i të vrarëve nga persona të armatosur palestinezë në një autobus në Jerusalem. Tetë të tjerë kanë mbetur te plagosur nga ky sulm.

Policia izraelite tha se “dy terroristë mbërritën me një automjet” dhe hapën zjarr drejt një stacioni autobusi në kryqëzimin Ramot, në periferi veriore të qytetit.

Një ushtar jashtë detyre dhe një civil iu kundërpërgjigjën zjarrit, duke “neutralizuar” sulmuesit, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Media izraelite identifikoi të vdekurit si pesë burra, të moshës midis 25 dhe 79 vjeç, dhe një grua 60-vjeçare. Spitalet lokale thanë se dy nga të plagosurit ishin në gjendje të rëndë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sillet si i forte zbardhet deshmia e autorit te krimit ne shkoder objektiv kisha erogen vason kemi nje problem personal 68bf15637e9e9
Lajmi i mëparshëm

“Sillet si i fortë”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Shkodër: Objektiv kisha Erogen Vason, kemi një problem personal

trump humbet betejen gjykata vendos 83 milione dollare demshperblim per shpifje ndaj gazetares carrol 68bf178544d09
Lajmi i radhës

Trump humbet betejën, gjykata vendos 83 milionë dollarë dëmshpërblim për shpifje ndaj gazetares Carrol

Të fundit nga

ShkoLartë