shkolle e re e specializuar per ata qe kane me shume nevoje premtimi i mexhitit per cairin 68c7f91366079

Shkollë e re e specializuar për ata që kanë më shumë nevojë-premtimi i Mexhitit për Çairin

September 15, 2025
1 minut lexim

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, realizoi takim me përfaqësues të shoqatave të personave me nevoja të posaçme, për të prezantuar planin e tij për një Çair më gjithëpërfshirës dhe të barabartë.“Vizioni ynë është ndërtimi i një mjedisi të qasshëm dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët, pa përjashtim. Çairi duhet të bëhet një komunë ku
personat me nevoja të posaçme gëzojnë mbështetje të plotë, infrastrukturë të përshtatshme dhe shërbime cilësore,” theksoi Mexhiti gjatë takimit.

Ai njoftoi se të gjitha objektet dhe institucionet komunale do të përshtaten me standarde të plota të qasjes, duke siguruar hyrje të lehtësuar, infrastrukturë funksionale dhe shërbime të kapshme për këtë kategori të qytetarëve. Në të njëjtën kohë, do të inkurajohet edhe sektori privat që të ndjekë të njëjtin model gjithëpërfshirës dhe respektues.

Një nga projektet kryesore të platformës së tij është ndërtimi i një shkolle moderne për fëmijët me nevoja të posaçme, në parcelën e shkollës
“Idnina”.

‘Institucioni do të ketë kapacitet prej 150 deri 200 nxënësish, hapësira funksionale në dy kate, klasa të specializuara për autizëm dhe për çdo nevojë tjetër, me hapësira për mësim, pushim, fjetje dhe rekreacion’,
tha Mexhiti.

“Shkolla do të jetë e para e këtij lloji në vend, dhe do t’u shërbejë fëmijëve nga 27 komuna të ndryshme’ theksoi Mexhiti.

Përveç investimeve në infrastrukturë, Komuna e Çairit do të mbështesë edhe organizimin e aktiviteteve kulturore, rekreative dhe sociale për personat me nevoja të posaçme, për të nxitur përfshirjen dhe mirëqenien
sociale të tyre.

“Çdo hap që ndërmarrim është me një qëllim të vetëm: ta bëjmë Çairin komunë moderne, humane dhe të barabartë, ku askush nuk mbetet pas”
përfundoi Mexhiti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mijera kilograme droge qindra arme dhe mijera municione u asgjesuan ne shkup 68c7ebf8bcdc8
Lajmi i mëparshëm

Mijëra kilogramë drogë, qindra armë dhe mijëra municione u asgjësuan në Shkup

berisha ende skemi vendim veliaj u spostua politikisht 68c7fa7434f50
Lajmi i radhës

Berisha: Ende s’kemi vendim, Veliaj u spostua politikisht

Të fundit nga

ShkoLartë