shkollat e zonave malore pa mesues te rinjte refuzojne terrenet e largeta 696cf059067cc

Shkollat e zonave malore pa mësues: Të rinjtë refuzojnë terrenet e largëta

January 18, 2026
min lexim

Shkup, 18 janar – Mungesa e transportit, distanca e largët dhe pagat jo motivuese duket se po i lënë shkollat e zonave malore pa mësimdhënës adekuatë. Në fshatrat e brezit kufitar si Bllacë, Malinë, Tanushë e Brezë procesi mësimor po mbahet gjallë thuajse nga gjenerata e fundit e mësimdhënësve të profilizuar pasi të diplomuarit e rinj refuzojnë terrenet e vështira. Shabi Aki, drejtor i shkollës fillore “Mihaill Grameno” të fshatit Bllacë tha se në Entin e Punësimit figurojnë të diplomuar mirëpo distanca prej 70 kilometrash nga qyteti është shkak që të rinjtë ta refuzojnë punën.

“Ndodhë për ndonjë lëndë që te Enti për punësim ka edhe 10 të diplomuar mirëpo nga arsyeja që është larg vendi I punës nga qyteti refuzojnë të vijnë të punojnë. Kemi mar jo adekuat, për në Bllacë po flas janë me fakultet mirëpo problematikë më e madhe është në vendet Malinë, Tanushë, Brezë që është largësia prej qytetit afër 70 kilometra edhe atje duhet të qëndroj nga e hëna deri të premten. Të rinjtë sot nuk janë si më herët që pranonin të shkonin në këtë llojë pune, tani është e vështirë, me shkolla të mesme jemi detyru t’I pranojmë në punë”. U shpreh Shabi Aki, drejtor I sh.f “Mihaill Grameno”, Bllacë

Sipas drejtorit Aki, për momentin në fshatrat: Tanushë, Brezë dhe Malinë ka gjithsej 33 nxënës që mësojnë në paralele të kombinuara.
Për mësuesin Jusuf Amati, tashmë katër dekada në arsim ky realitet është i dhimbshëm. Ai mban mend kohën kur diploma ishte e shenjtë. Sot, teksa po i afrohet fundit të karrierës, ai e sheh me pesimizëm të ardhmen e nxënësve që mbeten në duart e personave pa kualifikimin e duhur.

“Sot kemi mësues jo adekuat të matematikës, jo adekuat të gjeografisë, të edukatës fizike, biologjisë, kimisë, ka humb interesi I studimeve nga populli. Shkaqet janë rrogat, shkaqet janë punësimet, shkaqet janë të ndryshme. Ky kuafër jo adekuat a po e humb edhe cilësinë në arsim? Sigurisht, ndryshe është kur ulesh para profesorit akademik dhe jep promovimin, ndryshe është me shkollë të mesme. Në shkollë të mesme mëson kurse në fakultet studion”. Tha Jusuf Amati, mësues

Sipas tij, pa mësues të matematikës, pa bilog e pa gjeografë të diplomuar, nxënësit e këtyre zonave po ndëshkohen vetëm pse jetojnë larg qytetit. Ai shtoi se përderisa shteti nuk ofron zgjidhje për zëvendësimin e veteranëve që po pensionohen, ‘shkolla e mesme’ po mbetet alternativa e vetme por edhe fundi i shpresës për arsimim të barabartë.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ina dhe keijsi ne nominim nisin romancen me puthje e momente romantike ne bbva 696ceb9c3aca7
Lajmi i mëparshëm

Ina dhe Keijsi në nominim- Nisin romancën me puthje e momente romantike në BBVA

zv kryeministri i pare bekim sali takim i rendesishem per avancimin e agjendes reformuese 696cf12773fc9
Lajmi i radhës

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Takim i rëndësishëm për avancimin e Agjendës Reformuese

Të fundit nga

ShkoLartë