shkodranet i binden rames lirojne vete hapesirat e zaptuara 6877c752d56b5

Shkodranët i binden Ramës/ Lirojnë vetë hapësirat e zaptuara

July 16, 2025
1 minut lexim

Aksioni i nisur në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike ka vijuar me intensitet në Shkodër.

Në kryeqendrën e veriut, një pjesë e bizneseve i janë përgjigjur thirrjes duke bërë lirimin vullnetar të hapësirës së zënë nga aktiviteti i tyre. Në kuadër të këtij aksioni, Policia bashkiake e Shkodrës, e adreson thirrjen tek bizneset që refuzojnë të zbatojnë urdhrin për lirimin e hapësirave.

Edhe në bashkinë e Lezhës ka nisur një aksion i gjerë inspektimi për identifikimin e zaptimeve të hapësirave publike dhe ndërtimeve të kryera pa leje.

Në terren janë angazhuar ekipe të përbashkëta nga Inspektorati Kombëtar dhe Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Tatimet dhe Policia Bashkiake.

Sipas verifikimeve paraprake, një pjesë e konsiderueshme e objekteve janë ndërtuar ndër vite dhe posedojnë dokumentacion ligjor, por janë evidentuar edhe raste të ndërhyrjeve të paligjshme mbi pronën publike apo ndërtimit pa miratim nga autoritetet përkatëse.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar edhe në qytetin e Fierit. Grupet në terren po punojnë për heqjen e heqjen e tavolinave të lokaleve nga trotuaret ku janë vendosur edhe gjoba.

Ndërkohë, për objektet e tjera si mure rrethues, godina në anë të rrugeve ky aksion po kryhet paralelisht me investimet në rrugë.  Këtë të mërkureë operacioni është zhvilluar me prishjen e një objekti në lagjen “29 Nëntori”, ndërsa po punohet për zgjerimin dhe asfaltimin e rruges hyrese në veri të qytetit.

Aksioni në të gjithë vendin synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, si e drejtë e qytetarëve për të pasur ambiente të lira dhe të aksesueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dauti thellon bashkepunimin me shba ne per siguri kufitare dhe reforma doganore 6877bdf9ee4e2
Lajmi i mëparshëm

Dauti thellon bashkëpunimin me SHBA-në për siguri kufitare dhe reforma doganore

shabani nga ferizaj te prishtina e re 6877c7caec475
Lajmi i radhës

Shabani nga Ferizaj te Prishtina e Re

Të fundit nga

ShkoLartë