shkodra ka mungese besimi mes paleve nuk do te kete marreveshje kurti limaj 6882c45194a18

Shkodra: Ka mungesë besimi mes palëve, nuk do të ketë marrëveshje Kurti – Limaj

July 25, 2025
1 minut lexim

Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra ka thënë se nuk beson që Kurti e Limaj do të arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi.

Ai ka thënë se mes palëve nuk ka besim të mjaftueshëm.

“Sipas gjitha gjasave nuk do të ketë marrëveshjes sepse palët nuk kanë besimin e mjaftueshëm mesjete se do të qëndrojnë besnik njëri tjetrit deri në fund të procesit”, ka thënë Shkodra në emisionin “Këndi i Debatit”.

Ai duke komentuar deklaratën e Limajt një ditë më parë ka thënë se kreu i Nismës nuk është i gatshëm ta konstituojë Kuvendin pasi beson se Kurti nuk i ka votat e mjaftueshme për qeverinë.

“Z.Limaj nuk është i gatshëm për ta konstituuar Kuvendin për faktin se nuk beson që Kurti i ka votat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë”, ka thënë Shkodra.

Ai ka thënë se brenda Grupit Parlamentar të VV-së ka kundërshtime që Limaj të jetë kryetar Kuvendi dhe sipas tij një ndër kundërshtarët më të forta është Donika Gërvalla.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpjegohet pse liverpooli mund ta perballoje transferimin e alexander isakut 6882c415e5518
Lajmi i mëparshëm

Shpjegohet pse Liverpooli mund ta përballojë transferimin e Alexander Isakut

macron tha se franca do ta njohe shtetin e palestines reagon ashper netanyahu 6882c541bbc1e
Lajmi i radhës

Macron tha se Franca do ta njohë shtetin e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu

Të fundit nga

ShkoLartë