shkodra drejt normalizimit pas reshjeve te dendura 68fe5c5a2bb6a

​Shkodra drejt normalizimit pas reshjeve të dendura

October 26, 2025
1 minut lexim

Strukturat e mbrojtjes civile, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet përgjegjëse, po ndjekin nga afër situatën në të gjithë vendin si pasojë e reshjeve të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, tha se qarku Shkodër është më i prekur nga reshjet me intensitet të lartë, raporton ATSH.

Që prej mëngjesit të sotëm, ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) dhe Forcave të Armatosura kanë qenë në terren në bashkinë Vau Dejës, ku situata aktualisht është drejt normalizimit. Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht.

Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e argjinaturave mbrojtëse. Gjithashtu, në bashkinë Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi, po punohet për pastrimin e inerteve në akset rrugore ku ka pasur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal.

Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Vengu theksoi se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura, si dhe strukturat e emergjencave civile të bashkive dhe institucioneve përkatëse, janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës në mënyrë të vazhdueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5 inspektore antidroge fluturojne nga puna te tjere pritet te ndiqen penalisht 68fe5af364b29
Lajmi i mëparshëm

5 inspektorë antidrogë ‘fluturojnë’ nga puna, të tjerë pritet të ndiqen penalisht!

bislimi titullar alioski lendohet e servette fiton ne finish 68fe5cc10c579
Lajmi i radhës

Bislimi titullar, Alioski lëndohet e Servette fiton në finish

Të fundit nga

ShkoLartë