shkoder ishin denuar me burg per trafik armesh dhe droge vihet ne pranga 25 vjecari shpallet ne kerkim nje tjeter 694d05d55b6a3

Shkodër, ishin dënuar me burg për trafik armësh dhe droge, vihet në pranga 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

December 25, 2025
1 minut lexim

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gashi uron besimtaret katolike festat e krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje solidariteti humanizmi 694d03e1668af
Lajmi i mëparshëm

Gashi uron besimtarët katolikë: Festat e Krishtlindjeve sjellin mesazhe paqeje, solidariteti, humanizmi

u perplas nga makina humb jeten pas dy ditesh ne spital i moshuari nga korca 694d06e48ed9b
Lajmi i radhës

U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça

Të fundit nga

ShkoLartë