shkendija pa fat var i vendimtar gjithcka vendoset ne baku 689270464b14d

Shkëndija pa fat, VAR-i vendimtar, gjithçka vendoset në Baku!

August 5, 2025
min lexim

Shkup, 5 gusht – Shkëndija e Tetovës sot luajti njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni – sfidën e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Kampionëve kundër Qarabagut nga Azerbajxhani, njofton Telegrafi.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut u mundën me rezultatin minimal 0-1, në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, ku të pranishëm kishte rreth 15 mijë tifoz.

Pjesa e parë e u mbyll me rezultat 0:1 në favor të mysafirëve nga Baku. Golin e vetëm e shënoi Bayramov nga penalltia në minutën e 18-të, kur mbrojtësi i Shkëndijës, webster, shkaktoi një ndërhyrje të palejuar dhe krejt të panevojshëm. Kjo ndërhyrje fillimisht u cilësua si goditje e lirë nga gjyqtari Kruzliak, por pas ndërhyrjes së VAR-it arbitri tregoi me gisht në pikën e penalltisë.

Në pjesën e parë Shkëndija ishte tepër e kujdesshme, ndërsa rastet e vetme erdhën përmes një kërcënimi nga Ibraimi në dy raste, ndërsa shansin më të mirë për Shkëndijën e kishte Krasniqi, por goditja e tij u bllokua.

Edhe pjesa e dytë ishte e barazuar në të gjitha format, si me raste si me rezultat, pasi portat e dyja ekipeve mbetën të paprekura

Shkëndija në disa raste kërkoi barazimin, shanset më të mira i kishte Besart i Ibraimi, i cili tentoi në të gjitha mënyrat, nga gjuajtja e lirë, nga distanca, por në të gjitha rastet ose ishte për pak i pasaktë, ose portieri i Qarabagut do të ndalte goditjen e tij. Të tilla raste pati edhe Fabrice Tamba i cili dha shumë mundë në këtë përballje. Nuk duhet harruar se edhe Qarabagu kishte shanse të pastërtia për të shtuar epërsinë, por në të gjitha rastet hero ishte portieri Baboucarr Gaye.

Shkëndija do të kërkojë të bëjë mrekulli në Baku, kur pas një jave luhet ndeshja e kthimit, për të përsëritur së paku suksesin historik të Skënderbeut nga Korça, ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të luajë në fazën e Play-off-it në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ballistët protestojnë ndaj MPB-së për vonesën në hyrje në stadium

Tifo grupi i Shkëndijës, Ballistët në ndeshje u futën me vonësë prej rreth 30 minutave, por ata kanë dhënë dhe një sqarim, ku përmes njoftimit në faqen e tyre në facebook, ka shkruar:

“MPB, SPB TETOVË amatorë, vetëm 2 vetura në përcjellje dhe atë vonesë në pikë pagesat rrugore pasi nuk kanë qenë në gjendje të hapin trajektoren në të cilën duhej të kalonim ne, ajo ishte e bllokuar totalisht nga veturat civile, nuk është hera e parë që kjo ndodh”, thuhet në reagimin e tyre.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

drejtori i postes se rmv se orhan kurtishi 35 te rinj te punesuar me marreveshje te perhershme pune 68926b2202c6a
Lajmi i mëparshëm

Drejtori i Postës së RMV-së, Orhan Kurtishi: 35 të rinj të punësuar me marrëveshje të përhershme pune

reshjet e dendura te shiut permbyten vloren reagon ermal dredha ekipet e bashkise ne terren brenda 2 oreve situata u kthye ne normalitet 689279a7688fd
Lajmi i radhës

Reshjet e dendura të shiut përmbytën Vlorën, reagon Ermal Dredha: Ekipet e bashkisë në terren, brenda 2 orëve situata u kthye në normalitet

Të fundit nga

ShkoLartë