Shkëndija ka humbur derbin përballë Vardarit, me skuadrën nga kryeqyteti që fitojë me rezultat 1:0 në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Golin e vetëm të ndeshjes dhe të fitores për Vardarin e shënoi David Babunski në minutën e 49-të kur ishte i saktë nga penalltia. Deri në fund kuqezinjtë e trajnerit Jeton Beqiri tentuan të barazojnë rezultatin, madje Besart Ibraimi arriti të dërgoj topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Me këtë triumf Vardari merr kryesimin e renditjes me 24 pikë, teksa Shkëndija mbetet në vendin e katërt me 21 pikë. Kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së 10-të në elitë, teksa xhiroja e radhës në program është me 29 tetor.

Shkëndija humb derbin, Vardari fiton në Tetovë
- Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit
- VMRO-ja përpiqet të distancohet nga pretendimet se është bërë presion ndaj prokurores Ristoska
- Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon veprimtarin Shpëtim Pollozhani në Strugë
- “Më pëlqen mashkulli xheloz”, Brikena i tregon Mateos preferencat e saj
Të fundit nga
Kështu diskriminohen studentët shqiptarë në procesin e punësimit
Çështja e punësimit është e ndërlidhur ngushtë me perspektivën e ndërtimit të ardhmes brenda vendit. Të gjithë flasin e përdorin kauza për të ardhmen e të rinjve, por të paktë janë që
VMRO-ja përpiqet të distancohet nga pretendimet se është bërë presion ndaj prokurores Ristoska
Partia në pushtet u përpoq ta barazonte dorëheqjen e prokurores Lençe Ristoska me moszgjedhjen e saj si prokurore publike shtetërore, mandat i cili përfundoi së fundmi, ndërkohë që mohojnë se kishte pasur
Zv/kryeministri i parë Bekim Sali takon veprimtarin Shpëtim Pollozhani në Strugë
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, gjatë qëndrimit të tij në Strugë ka zhvilluar një takim me veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare dhe ish të burgosurin politik, Shpëtim Pollozhani. Sali theksoi rëndësinë
“Më pëlqen mashkulli xheloz”, Brikena i tregon Mateos preferencat e saj
Brikena dhe Mateo kanë pasur një bisedë të qetë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Dyshja dukeshin të qetësuar dhe po kalonin kohë të mirë së bashku, pas disa
Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt, edhe me djemtë shkonte shumë mirë
Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 78-vjeçarit në Korçë, Gezim Vija, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij një ditë më

