shkelzen gashi risjell qendrimin e adem demacit per fatos nanon 69077b2079b0c

Shkëlzen Gashi risjell qëndrimin e Adem Demaçit për Fatos Nanon

November 2, 2025
min lexim

Analisti Shkëlzen Gashi ka risjellë në kujtesë qëndrimet e veprimtarit Adem Demaçi për Fatos Nanon dhe rolin e qeverisë shqiptare gjatë viteve ’90. Sipas Demaçit, ardhja në pushtet e Partisë Socialiste në vitin 1997, pas rrëmujave të firmave piramidale, nuk ishte rezultat i një procesi demokratik dhe për këtë arsye ai besonte se PS nuk mund të mbështeste shqiptarët e Kosovës.

Demaçi kishte kundërshtuar edhe një vizitë të delegacionit të PPK-së në Tiranë, që i kishte uruar Nanos ardhjen në pushtet, duke kërkuar dorëheqjen e anëtarëve të përfshirë.

Megjithatë, një dekadë më vonë, Demaçi kishte pranuar se Fatos Nano, megjithëse i kujdesshëm ndaj reagimeve ndërkombëtare, kishte ndihmuar në mënyrë të tërthortë UÇK-në, pasi në Shqipëri po mblidheshin dhe organizoheshin luftëtarët kosovarë.

Shkrimi i plotë:

ADEM DEMAÇI PËR FATOS NANON

Në Shqipëri, në verën e vitit 1997, qeverinë e Partisë Demokratike të kryesuar prej Sali Berishës, President i Shqipërisë, e kanosin trazirat e shkaktuara nga kolapsi i firmave piramidale, të cilat nisin në Vlorë dhe shpejt e vërshojnë krejt vendin, me ç’rast thyhen dhe plaçkiten depot e armëve. Pas rrëmujash e kaosi për muaj të tërë, në pushtet vihet Partia Socialiste (PS) e Fatos Nanos. Demaçi vlerësonte se PS nuk ka ardhë në pushtet në mënyrë demokratike dhe se nuk mund t’u dalë krah shqiptarëve të robëruar të Kosovës.

Të njëjtën verë, një delegacion treanëtarësh i PPK-së, i përbërë nga Kadri Kryeziu, Merxhan Avdyli dhe Rrahim Bytyçi, kalon ilegalisht kufirin për në Shqipëri. Në Tiranë këta PPK-istë e takojnë edhe Fatos Nanon dhe ia urojnë ardhjen në pushtet. Delegacioni i PPK-së gëzon pëlqimin e vetëm një pjese të Kryesisë së PPK-së për vizitën në Shqipëri. Demaçi e lyp haptas dorëheqjen e tre anëtarëve të lartpërmendur, duke u qitë kushtin: «O unë, o ju». «Derisa të jem unë në krye të PPK-së», ngul këmbë Demaçi, «do të ketë disiplinë dhe nuk do të lejojmë që secili të veprojë si t’i teket e kur t’i teket». Delegacioni në fjalë, por edhe Ahmet Qeriqi, anëtar i PPK së që shprehet pro kësaj vizite, japin dorëheqje.

Një dekadë më vonë, lidhur me pozicionimin e udhëheqësve të lartë të shtetit shqiptar në raport me luftën e Kosovës, Adem Demaçi sqaron:

«Qeveria e Shqipërisë nuk u tregua e shkathët a e vendosur aq sa e kërkonte situata. Ndërsa pushtetarët e tjerë u treguan indiferentë, për të mos e thënë më ashpër, Fatos Nanoja i mbylli sytë dhe na e dërgoi mesazhin se do të bënte sikur nuk shihte e nuk kuptonte se ç’po bëhej në Kosovë, por kjo ishte e pamjaftueshme. Nanoja na ka ndihmuar me vetëdije, sepse në Shqipëri mblidheshin e organizoheshin luftëtarët e UÇK-së. Ai ka pasë mundësi të thoshte se nuk donte të ngatërrohej për shkak të ndjeshmërisë së madhe të bashkësisë ndërkombtare, që atëherë ishte kryesisht në anën e Sërbisë. Prandaj, roli i Fatos Nanos nuk mund të mohohet».

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fiton 82 por renditet ne vendin e fundit 69077b158bd71
Lajmi i mëparshëm

Fiton 8:2 por renditet në vendin e fundit

trevjecarja britanike vdes pasi u gjet pa ndjenja ne pishinen e nje hoteli ne greqi 69077c35564da
Lajmi i radhës

Trevjeçarja britanike vdes pasi u gjet pa ndjenja në pishinën e një hoteli në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë