shkelqimi dhe renia e sarkozy cfare e rrezoi ish presidentin francez ne burg do ti lejohen 68f7c8061f291

“Shkëlqimi dhe rënia” e Sarkozy/ Çfarë e rrëzoi ish-presidentin francez, në burg do t’i lejohen…

October 21, 2025
1 minut lexim

Nicolas Sarkozy u bë ish-presidenti i parë i Francës që përfundon prapa hekurave, teksa nisi sot dënimin e tij pesë vjeçar me heqje lirie pas shpalljes fajtor për tentativat e financimit të fushatës së tij zgjedhore me paratë e ish-diktatorit libjan, Muammar Gaddafi.

Franca nuk ishte përballur me një situatë të tillë që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur ish udhëheqësi i saj Philippe Pétain, i konsideruar kolaboracionist i nazistëve, u përball me akuzat për tradhti kombëtare.

Sarkozy, që ishte shefi i Elizesë nga vitit 2007 deri në 2012, ka apeluar ndaj dënimit të tij me burg të cilin duhet ta kalojë në La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë.

Më shumë se 100 persona janë parë duke qëndruar para burgut, pasi djali i tij, Louis, 28-vjeçar, u ka bërë thirrje mbështetësve që të tregojnë përkrahje, shkruan BBC. Sarkozy vazhdimisht ka pretenduar pafajësinë ndaj akuzave që rëndojnë mbi të.

Edhe pse e ka bërë të qartë se nuk dëshiron trajtim special në burgun La Sante, autoritetet e kanë ndarë në një qeli të veçantë, duke cituar arsyet e sigurisë. Brenda qelisë, ish-presidenti 70-vjeçar do të ketë banjon, zonën për dush dhe një televizor të vogël. Përgjatë ditës, atij do t’i lejohen ushtrime brenda një ore në ambiente të jashtme.

“Nuk jam i frikësuar nga burgjet. Do ta mbaj kokën lart edhe në ambientet e burgut”, tha ai përpara nisjes së dënimit, ndërsa theksoi mes të tjerash se ka marrë me vete dy libra, njërin për jetën e Krishtit dhe tjetrin për Kontin e Monte Kristos, e cila ka të bëjë me jetën e një burri të burgosur pa të drejtë, i cili arratiset për t’u hakmarrë ndaj atyre që i ngritën një kurth.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bullgaria do te lejoje avion e putin neper hapesiren ajrore per takimin me trump ne budapest 68f7c65360535
Lajmi i mëparshëm

Bullgaria do të lejojë avion e Putin nëpër hapësirën ajrore për takimin me Trump në Budapest

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti për Euronews Albania: Qeveria VLEN po dëshmon ndryshimin real, pa korrupsion dhe me përkrahje për komunat (VIDEO)

Të fundit nga

Vlora pa ujë prej 72 orësh

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë i një tubacioni në rrjetin e ujësjellësit ka lënë qytetin pa ujë për 3 ditë. Prova e
ShkoLartë