shkeljet ne tendera spak i kerkon belinda ballukut te paraqitet sot per tu njohur me akuzat 690467392c177

Shkeljet në tendera, SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

October 31, 2025
1 minut lexim

SPAK përmes një fletëthirrjeje të dytë i ka kërkuar zv.kryeministres Belinda Ballku që mesditën e sotme të paraqitet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme e shoqëruar nga avokati.

Nuk dihet nëse do të shkojë apo jo, por ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të hënën në ambientet e SPAK-ut, ku ishte thirrur për t’u njohur me akuzën zyrtare ndaj saj. Ajo u justifikua me nje vizite zyrtare në Bukuresht.

Por prokurori Dritan Prençi dërgoi një fletëthirrje të re në adresën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë thirrje të dytë, Balluku njoftohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme ditën e premte, e shoqëruar nga avokati i saj mbrojtës.

Prokurori i kujton se, në rast se ajo nuk paraqitet vullnetarisht, do të merren masa për shoqërimin e saj të detyruar pranë SPAKut.

Belinda Balluku është nën hetim për akuzën e “Shkeljes së barazisë në tenderat publikë”. Ky zhvillim vjen në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK mbi procedurat e tenderimeve në institucionet që ajo ka drejtuar, pas arrestimit të disa ish-vartësve të saj në ministri dhe në Entin Kombëtar të Rrugëve.

Kreu i opozitës, Sali Berisha, denoncoi dje kërcënimin, që sipas tij, Kryeministri Rama i ka bërë prokurorit të SPAKut, Dritan Premçi, që heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dita e fundit e fushates zgjedhore per kryetar bashkie per raundin e dyte te zgjedhjeve lokale 690465d16d5ae
Lajmi i mëparshëm

Dita e fundit e fushatës zgjedhore për kryetar bashkie për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

gjyqi ndaj svecles zybes e pacollit per gazin lotsjelles mbahet sot 690467a174e4c
Lajmi i radhës

Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot

Të fundit nga

Mediat botërore shpërthejnë pas incidentit

Incidenti mes Vinícius Júnior dhe Gianluca Prestiani në ndeshjen mes Benfica dhe Real Madrid në UEFA Champions League ka shkaktuar reagime të forta në mediat ndërkombëtare, të cilat e kanë cilësuar episodin
ShkoLartë