shkelje e paprecedente e hapesires ajrore polake reagojne ashper anetaret e nato s veprimi i rusise teresisht i papranueshem 68c12de68fbc2

“Shkelje e paprecedentë e hapësirës ajrore polake”/ Reagojnë ashpër anëtarët e NATO-s: Veprimi i Rusisë, tërësisht i papranueshëm

September 10, 2025
1 minut lexim

Anëtarët e tjerë të NATO-s kanë shprehur solidaritet për Poloninë dhe shqetësimin e tyre pas raportimeve për shkelje të përsëritura të hapësirës ajrore nga dronë rusë gjatë një sulmi ndaj Ukrainës.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se shkeljet e hapësirës ajrore polake nga Rusia janë “të papranueshme”.

Lufta ruse e agresionit kundër Ukrainës përbën një kërcënim për sigurinë e të gjithë Evropës. Polonia ka të drejtë të mbrojë hapësirën e saj ajrore. Ne i japim mbështetjen tonë të plotë Polonisë, si një aleate e NATO-s dhe anëtare e BE-së. Suedia dhe Polonia qëndrojnë të bashkuara në mbështetjen tonë për Ukrainën“, tha ai.

Presidenti letonez Edgars Rinkēvičs postoi në X për të shprehur “mbështetjen dhe solidaritetin e tij të plotë” me Poloninë dhe aleatët e saj.

Ai tha se “agresioni rus në Ukrainë na prek drejtpërdrejt dhe duhet të merren masa të përshtatshme”.

Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, e quajti gjithashtu veprimin e Rusisë “thellësisht shqetësues dhe tërësisht të papranueshëm”, duke riafirmuar “mbështetjen e palëkundur të Norvegjisë për aleatin tonë Poloni dhe angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë evropiane”.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ushtaret ruajne parlamentin e nepalit pas dy ditesh protestash vdekjeprurese 68c12c343dbb1
Lajmi i mëparshëm

Ushtarët ruajnë parlamentin e Nepalit pas dy ditësh protestash vdekjeprurëse

u zhduk nje vit me pare gruaja gjendet ne beograd me nje burre 68c1330e73e51
Lajmi i radhës

U zhduk një vit më parë, gruaja gjendet ne Beograd me një burrë

Të fundit nga

Real Madridi përballet me Valencian

Në një mbrëmje me tension të lartë në Mestalla, Real Madridi përballet me Valencian në një ndeshje kyçe të LaLiga EA Sports, me pasoja të rëndësishme për të dyja skuadrat. Los Blancos
ShkoLartë