shkelja e te drejtave te shqiptareve ne lugine besnik bislimi e informon peter sorensenin 6915c3631dc16

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, Besnik Bislimi e informon Peter Sorensenin

November 13, 2025
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar sot përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, lidhur me pengesat sistematike që po u bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas Bislimit, autoritetet serbe kanë bllokuar tre herë radhazi pagesat e destinuara për furnizimin me tekste shkollore dhe mbështetjen institucionale të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në vlerë prej 304,511.16 eurosh, shkruan IndeksOnline.

“Ky nuk është gabim teknik, por një model i qëllimshëm administrativ që synon të pengojë mbështetjen e ligjshme dhe transparente për komunitetin shqiptar në Luginë”, ka shkruar Bislimi.

Ai ka shtuar se 3,650 nxënës shqiptarë në Luginë janë duke përdorur 35,448 tekste shkollore të financuara nga Qeveria e Kosovës, ndërsa qeveria ka përmbushur të gjitha obligimet ligjore dhe institucionale për këtë proces.

Institucionet e Kosovës, sipas Bislimit, i kanë dorëzuar Bashkimit Evropian të gjitha provat dokumentare për bllokimet e fondeve, përfshirë komunikimet bankare dhe vendimet zyrtare.

“Kosova nuk mund të qëndrojë indiferente kur mekanizmat administrativë përdoren për të cenuar të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë,” ka shkruar Bislimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

slot me probleme 6915c3538780d
Lajmi i mëparshëm

Slot me probleme

buxheti i 2026 presidenca e kenaqur edhe me 14 milione leke me pak manja financave keto qe ia moret presidentit jepjani autoritetit te dosjeve 6915c40360dda
Lajmi i radhës

Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve

Të fundit nga

Samsung po përgatit “baterinë e ëndrrave”

Samsung, sipas mediave të huaja të teknologjisë, po punon në një teknologji të re të baterive që mund të çojë drejt krijimit të baterive me kapacitet shumë të madh për telefonat inteligjentë.
ShkoLartë