shkeli kodin e miresjelljes pzap denon listen serbe me 45 mije euro 6952d9e134bf1

Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 mijë euro

December 29, 2025
1 minut lexim

Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, është gjobitur me 45,000 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për shkelje të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

“PRANOHET e bazuar ankesa e subjektit politik Kosovski Savez, me seli në Leposaviq, ZP.Anr.46/2025, e datës 26.12.2025, kundër Subjektit Politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 28 dhjetor 2025.  

Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, shqiptohet dënim me gjobë në lartësi prej 45,000.00 (katërdhjetë e pesë mijë) Euro“, thuhet në vendim.

PZAP njofton se “Subjekti politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicë të Veriut, detyrohet që gjobën e shqiptuar si në pikën -II-, të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kufiri i shpejtesise ne teksas tani mund te ndryshoje ndersa jeni duke vozitur 6952d9ae5df52
Lajmi i mëparshëm

Kufiri i shpejtësisë në Teksas tani mund të ndryshojë “ndërsa jeni duke vozitur”

pasi goditen me force anijet ruse ne oqeanin e hapur dronet detar te ukraines duket se po e cojne betejen ne ujera te reja 6952d9f35cda1
Lajmi i radhës

Pasi goditën me forcë anijet ruse në oqeanin e hapur, dronët detar të Ukrainës duket se po e çojnë betejën në ujëra të reja

Të fundit nga

ShkoLartë