shkelen perimetrin e sigurise bllokohen dy jet ski ne sarande gjobe edhe 500 mije leke 6a4b7a8fa4dbd

Shkelën perimetrin e sigurisë, bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, gjobë edhe 500 mijë lekë

July 6, 2026
1 minut lexim

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë kanë bllokuar dy Jet Ski në Sarandë.

Gjatë patrullimit në zonën e Gjirit të Sarandës, u konstatuan një mjet lundrues Jet Ski që ishte futur brenda perimetrit të sigurisë, në zonën ku pushuesit po laheshin.

Gjithashtu, po gjatë patrullimit, në zonën e Gjirit të Ksamilit, u konstatua edhe një tjetër Jet Ski që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë, në kundërshtim me rregullat e lundrimit.

Në përfundim të veprimeve administrative, të dy mjetet lundruese u shoqëruan dhe u bllokuan në Portin e Sarandës.

Ndërsa ndaj poseduesve, shtetasve R. A. dhe R. P., u vendosën masa administrative me vlerë 500.000 lekë të rinj, secilit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

goditet rrjeti i pastrimit te parave nga droga sekuestrohen asete me vlere 1 milion euro ne kosove 6a4b7a146751b
Lajmi i mëparshëm

​Goditet rrjeti i pastrimit të parave nga droga, sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro në Kosovë

grabitje ne nje tjeter muze te frances vidhen 4 milione euro bizhuteri 6a4b7af31d882
Lajmi i radhës

Grabitje në një tjetër muze të Francës, vidhen 4 milionë euro bizhuteri

Të fundit nga

ShkoLartë