shkaterrohet grupi kriminal i droges 6867e6c24b538

Shkatërrohet grupi kriminal i drogës

July 4, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar aksion antidrogë. Zyrtarët policorë nën udhëheqjen e prokurorit publik kanë kryer bastisje në disa lokacione të Shkupit dhe Kumanovës, gjatë së cilës janë gjetur 5 kilogramë amfetaminë, ndërsa janë arrestuar disa persona. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se momentalisht nuk mund të japin detaje më të hollësishme për aksionin.
“Aksioni i djeshëm i cili kishte të bëjë me këtë, janë kapur gjatë aksionit policor të organizuar mirë në periudhë më të gjatë, 5 kilogramë amfetaminë të cilat janë të lidhura me disa grupe kriminale në Maqedoni. Tani për tani nuk mund të japë detaje tjera. Po veprohet në koordinim me prokurorin përgjegjës publik dhe do të procesuohen para gjykatësit paraprak ata të cilët janë të përfshirë në kuadër të kësaj ngjarje penale”, tha Sinkron: Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ryshfeti akuze ndaj ish drejtorit te geriatrise muhsin arifi 6867e4a503e40
Lajmi i mëparshëm

Ryshfeti/ Akuzë ndaj ish drejtorit të Geriatrisë, Muhsin Arifi

zevendeskryeministri mexhiti uron shba ne per 4 korrikun amerika simbol i lirise dhe partner i pazevendesueshem 6867ebe82adc2
Lajmi i radhës

Zëvendëskryeministri Mexhiti uron SHBA-në për 4 Korrikun: “Amerika, simbol i lirisë dhe partner i pazëvendësueshëm”

Të fundit nga

ShkoLartë