Regjisroi dhe aktori, Vladimir Doda i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nuk i është dhënë asnjë paralajmërim apo vërejtje para shkarkimit nga puna tek teatri ‘’Migjeni’’.
Doda: Ajo që më ka bërë përshtypje është gjuha që ata kanë përmendur pas kësaj gjëje.
Normalisht është kthyer edhe politike.
Jo se është kthyer, është politike.
Ka prapavijë politike sepse unë habitem që nuk na kanë dhënë asnjë paralajmërim.
Asnjë vërejtje, të bëhet të paktën një vërejtje.
Të bëhet një vërejtje përpara se të merret një masë kaq drastike.
Në këtë rast nuk na është dhënë.
Dhe gjuha ka qenë denigruese.
Dy aktorë që nuk e dimë se si janë pranuar aty.
Që janë aktor partie dhe unë nuk kam parti mbrapa.
Burimi: botasot.info


