shkarkimi i veliajt keshilltaret e ps mbledhje te jashtezakonshme sot ne seline roze 68ca491769e35

Shkarkimi i Veliajt, këshilltarët e PS mbledhje të jashtëzakonshme sot në selinë rozë

September 17, 2025
1 minut lexim

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Tiranë kanë thirrur sot në orën 17:00 një mbledhje të jashtëzakonshme. Ndonëse nuk është komunikuar tema e mbledhjes, aludohet se ajo do zhvillohet për të diskutuar dhe vendosur mbi shkarkimin e kryetarit aktual të Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas burimeve të brendshme të partisë, mbledhja është thirrur pas një periudhe tensioni të brendshëm dhe pasigurie në lidhje me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Disa anëtarë të djathtë të Këshillit Bashkiak kanë shprehur shqetësime për mënyrën e menaxhimit të projekteve të ndryshme dhe për marrëdhëniet e krijuara me qytetarët. Ata kanë kërkuar një analizë të thelluar të performancës së Veliajt dhe një diskutim të hapur mbi mundësinë e ndryshimit të drejtimit të Bashkisë.

Ata kanë theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar angazhimin e PS-së për transparencë dhe përgjegjësi.

Ky është veprimi i parë për nisjen e procedurave për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i veshur me uniforme ushtarake putin viziton stervitjet ruso bjellorusine ne ushtrime ishin pjesemarres edhe zyrtare ushtarake te shba se 68ca140590ed2
Lajmi i mëparshëm

I veshur me uniformë ushtarake Putin viziton stërvitjet ruso-bjellorusinë, në ushtrime ishin pjesëmarrës edhe zyrtarë ushtarakë të SHBA-së

vazhdon edhe sot deshmia ne hage e ish ndihmes sekretarit amerikan te shtetit james rubin 68ca498206c5b
Lajmi i radhës

Vazhdon edhe sot dëshmia në Hagë e ish-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin

Të fundit nga

ShkoLartë