shkarkimi i veliajt berisha kukulla ne presidence e rames do te firmose sot per daten e zgjedhjeve te parakohshme 68da6f7d9c156

Shkarkimi i Veliajt, Berisha: Kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë sot për datën e zgjedhjeve të parakohshme

September 29, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar se presidenti i vendit, Bajram Begaj do të firmosë sot në orën 13:00 për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Prisni nga ora 13:00, kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë për datën e zgjedhjeve”, tha Berisha.

Ai gjithashtu komentoi edhe ankimimin në Kushtetuese të Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra.

Berisha shtoi se përpjekjet, sipas tij, të Ramës për të bërë pazar me Veliaj që të mos çonte në Gjykatë vendimin për shkakrimin si kryebashkiak i Tiranës, dështoi.

Sali Berisha: Edi Rama pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliaj që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.

Duket se Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen. Sot është ditë e hënë, prisni nga ora 13:00, kukulla në Presidencë e Ramës do të firmosë për datën e zgjedhjeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bujar osmani prezanton programin zgjedhor 2500 vende parkimi ndermarrje e re komunale dhe lufte kunder korrupsionit 68da6e1299188
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani prezanton programin zgjedhor: 2500 vende parkimi, ndërmarrje e re komunale dhe luftë kundër korrupsionit

Lajmi i radhës

Agim Ademi tregon pse Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë