shkarkimi i erion veliajt avokatja zbulon skenaret qe mund te ndjeke ish kryebashkiaku 68d5b618d913e

Shkarkimi i Erion Veliajt, avokatja zbulon skenarët që mund të ndjekë ish-kryebashkiaku

September 25, 2025
1 minut lexim

Avokatja Enida Bozheku, ka komentuar zhvillimet e fundit pas shkarkimit të Erion Veliajt nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë dhe situatën ligjore në të cilën ndodhet ai aktualisht, duke sugjeruar një skenar ligjor që mund t’i hapë rrugën lirimit të tij.

E ftuar në emisionin “Log.” në studion e News24, Bozheku tha se Veliaj nuk është i penguar ligjërisht që të apelojë vendimin e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese, dhe sipas saj, nga një këndvështrim teknik, ai duhet ta ndjekë këtë rrugë.

“Veliaj nuk është i ndaluar ta çojë shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Nga pikëpamja ligjore duhet ta çojë çështjen atje. Kjo është e rëndësishme, edhe për të adresuar çështjen e ndalimit të tij fizik për të ushtruar detyrën si pasojë e arrestimit,” u shpreh avokatja.

Ajo shtoi se nëse Veliaj nuk e ndjek këtë rrugë brenda afatit, kjo mund të ndikojë në ecurinë e çështjes në instancat e tjera, përfshirë Gjykatën e Lartë.

“Nëse nuk e çon në Kushtetuese, ky fakt mund të përdoret në Gjykatën e Lartë, ku ai mund të ketë një shans për të fituar lirinë, në varësi të interpretimit që jepet nga ajo gjykatë,” theksoi Bozheku.

Nga ana tjetër, ajo theksoi se përveç aspektit ligjor, ekzistojnë edhe dinamika të tjera procedurale që mund të ndikojnë në ecurinë e çështjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

izet mexhiti nga serava cairi po bashkohet me vlen in fitorja e pashmangshme 68d5b4b27b47e
Lajmi i mëparshëm

Izet Mexhiti nga Serava: Çairi po bashkohet me VLEN-in, fitorja e pashmangshme

man city prane rinovimit te kontrates me savinho 68d5b673338e4
Lajmi i radhës

Man City pranë rinovimit të kontratës me Savinho

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë