Raportet ndërkombëtare tregojnë diku 40 për qind të Bruto Prodhimit Vendor që është evazion fiskal ose ekonomi jo formale në Kosovë, ndërsa diku 25 për qind janë të hyrat tatimore dhe të hyrat e Doganës nëse krahasohen me bruto produktin, kjo i bie se diku 150 për qind është ekonomi jo formale në krahasim me atë që e mbledhim.
Kështu u tha në nisjen e Javës së Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, për transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm e cila nisi sot.
Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, deklaroi se të të hyrat tatimore janë në rritje në 3 vitet e fundit në rreth 12 për qind prej vitit në vit.
Ai po ashtu tha se ka një rritje ekonomike një shifrore që i bie sipas tij, ATK dhe Dogana e Kosovës janë duke treguar se po e zvogëlojnë ekonominë joformale.
Hyseni: Nëse krahasohen me bruto produktin, kjo i bie se diku 150% është ekonomi jo formale
“Raportet ndërkombëtare tregojnë diku 40% të bruto produktit që është evazion fiskal ose ekonomi jo formale, diku 25% janë të hyrat tatimore dhe të hyrat e Doganës nëse krahasohen me bruto produktin, kjo i bie se diku 150% është ekonomi jo formale në krahasim me atë që e mbledhim. Kur i sheh të hyrat tatimore se shifrat janë kokëforte nuk gënjejnë kemi një rritje në 3 vitet e fundit rreth 12% prej vitit në vit. Ndërsa, kemi rritje ekonomike një shifrore që i bie ATK dhe Doganat janë duke treguar se po e zvogëlojnë ekonominë joformale. Pasi që kanë një rritje të mbledhjes tatimore sesa zhvillimit ekonomik, Ky është tregues tjetër që tregon se ka hapësirë shumë më shumë për të zvogëluar informalitetin. Kjo nuk bëhet vetëm me Doganën që i ndal mallrat pa doganuar ose në mënyrë të kontrabanduar, nuk bëhet edhe vetëm me Autoritetin e Konkurrencës që mundohet me mbrojtur të drejtën ligjore për t’i parandaluar bizneset që duan të krijojnë monopole, nuk bëhet as vetë prej ATK”, tha ai.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni tha se ka rritje për 136% të kërkesave për rimbursim të TVSH-s, e që sipas tij ky është tregues që po rritë besimin ndaj këtij institucioni.
Hyseni tha se me qëllim të rritjes së transparencës brenda institucionit të ATK-së kanë nis publikimin e vendimet e ankesave.
Hyseni: Për tregtinë e ndershme na duhen edhe bizneset
“Për tregtinë e ndershme na duhen edhe bizneset, ato biznese që zgjedhin rrugën e ndershme e jo ato që zgjedhin shkurtë pra që mund të bëhen më problematike…Ka rritje diku 136% të kërkesave prej TVSH-së për rimbursime asnjë tregues tjetër nuk ka lidhje korelative me këtë tregues. Nuk është rrit TVSH për 136% është rritur kërkesa për rimbursim që i bie njerëzit kanë filluar me besua në institucion që ATK funksionin si duhet kur ka kërkesa për rimbursim..20;01 Ne po mundohemi me bë një miks mes të kuadrove që ka ATK që i ka krijuar për këto 20 viteve dhe një kombinimi të strukturave të reja të njerëzve të rinj që kanë me luajtur rolin e mentorimit..21/00Vizioni i ri në vete ngërthen një çështje kryesore para se me i ndëshkua bizneset me i edukua ato”, deklaroi Hyseni.
Themeluesi i Kapitali Online, Astrit Panxha theksoi se shtylla kryesore për ekonomi të suksesshme është besimi ndaj furnitorëve dhe klientëve.
Panxha tregon faktorët për biznese të suksesshme
“Për të pasur një biznes të suksesshëm duhet të ekzistoj besimi ndaj furnitorëve, klientit. Besimi është një prej pikave kryesore. Kjo nënkupton se ekonomia ka bërë një zhvendosje drastike nga supozimi i njeriut racional te një njeri emocional ku besimi luan rolin më të madh si faktorë…..07’20 Ka optimizëm se në Kosovë jemi në rrugën e duhur…10;’10A ka besim shoqëror në Kosovë edhe ne kemi një institucion që ndër shekuj që është zhvilluar që ka qenë institucioni i besës dhe pse në Kosovë, Shqipëri, në vendet ku shqiptarët janë prezent ende flitet për besën, është një institucion që ndër vite kanë udhëtuar njerëzit gjatë shekullit 18,19,20”, tha ai.
Ekonomia joformale në Kosovë prej vitesh konsiderohet një nga pengesat më të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, rritjen e konkurrencës së ndershme dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Raportet e organizatave ndërkombëtare theksojnë se një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik zhvillohet jashtë sistemit formal të tatimeve dhe rregullimit ligjor.
Burimi: botasot.info


