shkaku i mjegulles jane anuluar sot ne mengjes te gjitha fluturimet nga aeroporti i shkupit 6947bdd2240d8

Shkaku i mjegullës janë anuluar sot në mëngjes të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Shkupit

December 21, 2025
1 minut lexim

Shkup, 21 dhjetor – Për shkak të mjegullës së dendur janë anuluar të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit. Janë anuluar fluturimet e kompanisë ajrore “Wizz Air” nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Është anuluar gjithashtu edhe fluturimi drejt Zagrebit i “Croatia Airlines”, si dhe ai drejt Stambollit i “Turkish Airlines”.

Aktualisht, në aeroportin e Shkupit nuk ndodhet asnjë avion. Asnjë nga gjashtë avionët e “Wizz Air” që janë të stacionuar në bazën e Shkupit nuk ka arritur të ulet dje në aeroportin e Shkupit. Për shkak të mjegullës, avionët janë devijuar drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje, Tiranë, Selanik dhe Ohër.

Ekuipazhet e “Wizz Air” këtë mëngjes kanë udhëtuar drejt aeroporteve ku avionët u ulën dje dhe prej andej do të fluturojnë drejt disa prej destinacioneve që u anuluan në mëngjes, për të marrë pasagjerët e fluturimeve drejt Shkupit.
Për shkak të mjegullës shumë të dendur, dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u ulën vetëm tre avionë dhe vetëm ata arritën të nisen pasdite, kur kushtet e motit u përmirësuan pak. Fluturimet e tjera u anuluan, ndërsa avionët që duhej të uleshin u devijuan.

Dukshmëria ra në më pak se 100 metra, çka është shumë nën standardet për ulje instrumentale në kategorinë më të ulët 1, e cila është në përdorim në Aeroportin e Shkupit.
Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit theksojnë se, pavarësisht kushteve të motit, aeroporti është vazhdimisht i hapur dhe stafi është i gatshëm të pranojë, shërbejë dhe përcjellë avionët dhe pasagjerët.

“Në faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit https://skp.airports.com.mk/ të gjitha ndryshimet në orarin e rregullt të fluturimeve përditësohen në kohë reale, sapo informacionet mbërrijnë në sistemet tona. Sporteli i informacionit funksionon 24/7 me personel të pranishëm në aeroport, ndërsa pa ndërprerje funksionon edhe linja telefonike me numrin +389 2 3148 333, ku pasagjerët mund të informohen për statusin e fluturimeve të tyre”, njoftojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (UHM), në Shkup edhe në tre ditët e ardhshme pritet mot pjesërisht me vranësira dhe paraqitje të mjegullës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

po ma ngjesin benita qane me denese klodi i qendron afer 6947ad32134cd
Lajmi i mëparshëm

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

zbardhet vrasja e pavlin prekes ne shkoder arrestohen dy autoret e dyshuar 6947bfd46f5fa
Lajmi i radhës

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, arrestohen dy autorët e dyshuar

Të fundit nga

Regjistrohen dy tërmete në RMV

Tërmet me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane (SHME) është ndjerë në Manastir, Ohër dhe rrethinë mbrëmë në ora 23:10, kumtoi Opservatori sizmologjik pranë Fakultetit natyroro-matematikor në Shkup. Epiqendra e
ShkoLartë