shkaktoi ne gjendje te dehur aksidentin ku humben jeten dy motrat nga delvina shoferi 23 vjecar ishte punonjes ne ministrine e brendshme 68ac4c064ce85

Shkaktoi në gjendje të dehur aksidentin ku humbën jetën dy motrat nga Delvina, shoferi 23-vjeçar ishte punonjës në Ministrinë e Brendshme

August 25, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to.

Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

Norra, banues në Fier, ishte me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imeri po te ishin numrat per qeveri konstituimi i kuvendit nuk do te ishte ceshtje 68ac4b725be1b
Lajmi i mëparshëm

Imeri: Po të ishin numrat për Qeveri, konstituimi i Kuvendit nuk do të ishte çështje

totem automobili zbulon prototipin e kufizuar gt super sp 68ac4c313868f
Lajmi i radhës

Totem Automobili zbulon prototipin e kufizuar GT Super SP

Të fundit nga

ShkoLartë