shkaktoi aksidentin ku humben jeten dy motrat nga delvina shoferi 23 vjecar ishte punonjes ne ministrine e brendshme 68ac6715d890c

Shkaktoi aksidentin ku humbën jetën dy motrat nga Delvina, shoferi 23-vjeçar ishte punonjës në Ministrinë e Brendshme

August 25, 2025
1 minut lexim

Është arrestuar shoferi 23-vjeçar Kevi Norra, i cili një ditë më parë shkaktoi aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, me pasojë vdekjen e dy motrave të reja dhe plagosjen e një tjetër vajze që ndodhej në makinë me to.

Policia bën me dije se ai ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

Norra, banues në Fier, ishte me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme.

Nga aksidenti i rëndë mbetën viktima Ela dhe Rezi Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa u plagos Antonela Zhupa, 24 vjeçe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet lokale do ti paguajme shtrenjte budallalleqet tona 68ac5da6d447b
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet lokale – do t’i paguajmë shtrenjtë “budallallëqet” tona!

arsenali ne telashe me demtimet bukayo saka jashte fushave per nje muaj 68ac677c8327a
Lajmi i radhës

​Arsenali në telashe me dëmtimet, Bukayo Saka jashtë fushave për një muaj

Të fundit nga

ShkoLartë