shiu permbyt serish disa lagje te vlores dhe durresit 68c28272819ec

Shiu përmbyt sërish disa lagje të Vlorës dhe Durrësit

September 11, 2025
1 minut lexim

Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit.



Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë stadiumit “Flamurtari”, Bulevardi Kryesor dhe rruga “Gjergj Arianiti”.

Gjithashtu nën ujë kanë mbetur edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.

Edhe Durrësin mëngjesi i sotëm e ka gjetur nën pushtetin e ujit, i cili ka vërshuar nërrugë dhe trotuare.

Rruga që të çon drejt Stadiumit “Niko Dovana”, aksi drejt Currilave, rreth-rrotullimi i Shkozetit dhe ai i Plepave, janë disa nga zonat që gjithmonë sa herë ka reshje, zgjohen nën ujë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

openai nen akuze a jane chatbot et vertet te sigurt per femijet 68c27f67e1306
Lajmi i mëparshëm

OpenAI nën akuzë, a janë Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

policia me apel per shoferet qe vozitin automjetet ne shi kujdes per sigurine tuaj dhe te tjereve 68c2848f18f45
Lajmi i radhës

Policia me apel për shoferët që vozitin automjetet në shi: Kujdes për sigurinë tuaj dhe të tjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë