shiste lende narkotike ne doza arrestohet 58 vjecari ne vlore 685e666c35776

Shiste lëndë narkotike në doza, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

June 27, 2025
1 minut lexim

Një 58-vjeçar i identifikuar si Gjoni Caushi është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi shiste në zona doza me lëndë narkotike kryesisht kokainë.

Blutë gjatë kontrollit iu sekuestruan lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, një peshore elektronike si dhe një armë sportive  të cilën  e përdorte pa leje në cilësinë e provës materiale.

58-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftim i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka ushtruar kontrolle në disa lagje të qytetit, ku si rezultat:

Në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi Gj. C. (F)., 58 vjeç, i cili dyshohet se shiste në zona të ndryshme të qytetit, doza me lëndë narkotike, kryesisht kokainë.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij në banesë, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike si dhe një armë sportive (pistoletë), të cilën e posedonte pa leje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mucunski nuk do te kete ndryshim ne qendrimet e shtetit ndaj ndryshimeve kushtetuese edhe pas zgjedhjeve lokale 685e5d1235a36
Lajmi i mëparshëm

Mucunski: Nuk do të ketë ndryshim në qëndrimet e shtetit ndaj ndryshimeve kushtetuese edhe pas zgjedhjeve lokale

fshf ndane tre milione euro per klubet e futbollit 685e66e3bea3f
Lajmi i radhës

​FSHF ndanë tre milionë euro për klubet e futbollit

Të fundit nga

ShkoLartë