shiste kokaine ne durresit kapet ne flagrance dhe vihet ne pranga 36 vjecari 69c5161787e82

Shiste kokainë në Durrësit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari

March 26, 2026
1 minut lexim

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i punës hetimore të kryer për disa javë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, operacionin e koduar “Midnight”. Gjatë operacionit u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi:

-E. K., 36 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë të ndarë në 60 doza, me qëllim shitjen. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste kokainë në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu, gjatë operacionit u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, me një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, shtetasi B. O., 36 vjeç, banues në Durrës. Pas kryerjes së veprimeve hetimore dhe procedurale, nisi procedimi penal për këtë shtetas.

Materialet procedurale për këto dy raste iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kriza e karburantit ne indi shkakton radhe te gjata dhe dhune ne stacionet e benzines dy persona humbin jeten 69c5154c06146
Lajmi i mëparshëm

Kriza e karburantit në Indi shkakton radhë të gjata dhe dhunë në stacionet e benzinës, dy persona humbin jetën

kfor kryen inspektim ne minieren e trepces 69c51636974c1
Lajmi i radhës

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Të fundit nga

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO, nën koordinimin e Xhenierëve të Përbashkët të Shtabit të KFOR-it (HQ J-Eng), kryen një inspektim të përbashkët të
ShkoLartë