shiste droge ndersa ishte ne arrest shtepie bie ne pranga per here te dyte shqiptari ne itali 6941b603293e9

Shiste drogë ndërsa ishte në arrest shtëpie, bie në pranga për herë të dytë shqiptari në Itali

December 16, 2025
1 minut lexim

Policia ka arrestuar një shqiptar në Torino të Italisë, pasi iu kapën rreth 3.5 kilogramë kokainë dhe 61 gramë metamfetaminë, të cilat i shiste edhe pse ishte me arrest shtëpie.

Hetuesit e Skuadrës “Flying Squad” kishin mbledhur informacione sipas të cilave shtetasi shqiptar, i cili ndodhej në arrest shtëpiak pasi ishte dënuar më parë për vepra penale të lidhura me drogën, dyshohej se po drejtonte një aktivitet të gjerë të trafikut të lëndëve narkotike nga banesa ku po vuante dënimin.

Sipas autoriteteve, i arrestuari ndjehej i sigurt duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm nga shtëpia e tij, një banesë e veçuar, e rrethuar me gardh të lartë dhe e ruajtur nga gjashtë qen të mëdhenj e agresivë.

Bazuar në provat e mbledhura gjatë ditëve të fundit, hetuesit ndërhynë dhe kryen kontroll në banesë. Gjatë bastisjes u sekuestruan mbi 3 kilogramë kokainë dhe 61 gramë metamfetaminë.

Kontrollet u shtrinë edhe në një banesë të dytë, gjithashtu në pronësi të të arrestuarit, pranë shtëpisë ku ai ndodhej në arrest shtëpiak. Aty u gjetën pajisje për përpunimin dhe paketimin e drogës, si dhe një makinë presimi e pajisur me krik hidraulik, e përdorur për ngjeshjen e lëndëve narkotike.

Prokuroria Publike e Torinos kërkoi dhe mori konfirmimin e arrestimit, pas së cilës u caktua masa e sigurimit “paraburgim”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk perjashtohet mundesia qe inter te nderhyje ne afatin kalimtar 6941b5737f2ac
Lajmi i mëparshëm

Nuk përjashtohet mundësia që Inter të ndërhyjë në afatin kalimtar

grupi wagner endet neper ballkan 6941b669540d4
Lajmi i radhës

Grupi Wagner endet nëpër Ballkan

Të fundit nga

ShkoLartë