shisnin paketa televizive nepermjet piraterise prokuroria e tiranes dergon ne gjyq 5 persona 68ea266594be6

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona

October 11, 2025
min lexim

Shisnin paketa televizive nëpërmjet piraterisë duke cenuar interesat e kompanive,  Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona për 2 vepra penale

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’ të parashikuar nga nenet 143/b pg.1 dhe 149 pg.1 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.6847, të vitit 2023., të nisura pas kallëzimit të shoqërisë Digitalb, se subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, shesin tek individët paketa televizive nëpërmjet piraterisë, Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Seksionin kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, provoi se këta persona nëpërmjet shoqërive të tyre mashtronin shtetasit sikur ata i dispononin të drejtat televizive të këtyre kanaleve. Këta persona, si administratorë të subjekteve të tyre, bënin të mundur dekodifikimikin dhe trasmetimin nëpërmjet dekoderave. Në këtë mënyrë realizonin të ardhura duke cenuar interesat e ligjshme të kompanive televizive që prodhojnë programet dhe janë pronarë të të drejtave televizive.

Konkretisht, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të  Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë nëpërmjet veprimeve simuluese të blerjeve të pajisjeve (dekoder) dhe paketave televizive që këto subjekte tregtonin duke i reklamuar në rrjetet sociale dhe i shisnin me vlera nga 3500 deri 10.000 lekë, krijoi dyshime të arsyshme të bazuara në prova se subjektet në fjalë, janë përgjegjës për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, të parashikuar nga nenet 143/b dhe 149/a të Kodit Penal.

Nga hetimet rezultoi se personi në hetim, F.B. i shiste paketat duke komunikuar në aplikacionin WhatsApp dhe i ofronte paketën kundrejt vlerës 79 euro, shumë të cilën e merrte në dorë. Ndërkohë që shtetasi A.V., duke përdorur posta private i shiste paketat kundrejt pagesës 3500 lekë, pagesë e cila kryhej në dorë me një listë kanalesh të siguruara nga faqja ‘Unik Shop’ ku përfshiheshin kanale shqiptare edhe të huaja “BBV 1”, “BBV 2”, “Top Channel”, “TV Klan” paketa televizive Digitalb, Tring, Sky etj., të cilat nga data e kryerjes së pagesës vazhdojnë të jenë aktive. Po kështu edhe subjekti Elektronika Shop, vepronte në rrjetet sociale me emrin tregtar “Elektronikashop.al”, në pronësi të shtetasit E.Xh., dhe shiste paketat në vlerën 4000 lekë dhe pajisja vinte nëpërmjet korrierëve të postave private. Si dhe subjekti 4k server (Kanale.al), nga të dhënat e administruara rezulton të jetë në përdorim/pronësi të shtetasit A.Sh., e ofronte kundrejt pagesës 100 Euro për 2 blerje. Kanalet shfaqen nëpërmjet IboPlayer. Pjesë e hetimit ishte edhe subjekti  A.K., me emrin “Lila Shop” i shiste nëpërmjet rrjeteve sociale “lila_shop_elektronik_al” me vlerën 6500 Lekë dhe pajisja dekoder vinte nëpërmjet korrierëve të postave private.

Hetimet provuan se shtetasit F.Ç., A.V.,  E.Xh.,  A.S. dhe A.L., përmbushin elementët e veprave penale të parashikuara nga neni 143/b paragrafi i parë dhe neni 149/a paragrafi i parë të Kodit Penal, përkatësisht mashtrimi kompjuterik dhe shkelja e të drejtave të pronësisë industrial dhe dërgohen në gjyq për këto vepra penale.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

akuza per nderhyrje te serbise ne zgjedhjet e kosoves reagon petkovic 68ea25c03ed27
Lajmi i mëparshëm

Akuza për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, reagon Petkovic

kater satelite starlink bien cdo dite drejt tokes shkencetaret paralajmerojne per ndikimin ne atmosfere 68ea268e32094
Lajmi i radhës

Katër satelitë Starlink bien çdo ditë drejt Tokës – shkencëtarët paralajmërojnë për ndikimin në atmosferë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë