shisnin kokaine ne zona te ndryshme te burrelit arrestohen 3 persona sekuestrohet droge dhe fisheke 6adb167ea5443

Shisnin kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen 3 persona, sekuestrohet drogë dhe fishekë

October 23, 2026
1 minut lexim

Tre persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Start 3”, të zhvilluar nga Policia e Dibrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat. Të arrestuarit dyshohet se bashkëpunonin me njëri-tjetrin për përgatitjen dhe shitjen e kokainës në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.

Në pranga kanë rënë A. M., 27 vjeç, dhe D. Gj., 55 vjeç, banues në Sanxhak, Laç, si dhe N. Gj., 72 vjeç, banues në Burrel.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, pas një hetimi proaktiv të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë së Dibrës.

Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e personave të arrestuar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 94.70 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 19 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 13 telefona celularë, dy peshore elektronike, një automjet dhe një orë dore të markës “Rolex”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se tre shtetasit vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përgatitur dhe shitur lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kater raste te dhunes ne familje gjate 24 oreve te fundit ne kosove 6adb16239d52f
Lajmi i mëparshëm

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

217 persona ne burg pas protestave te dhunshme ne france macron akuzon ekstremistet e majte 6adb16b894317
Lajmi i radhës

217 persona në burg pas protestave të dhunshme në Francë, Macron akuzon ekstremistët e majtë

Të fundit nga

ShkoLartë