shisnin droge ne zona te ndryshme te kryeqytetit pranga dy te rinjve sekuestrohen lenda narkotike dhe arme te ftohta 68edfec4e8ef9

Shisnin drogë në zona të ndryshme të kryeqytetit, pranga dy të rinjve. Sekuestrohen lënda narkotike dhe armë të ftohta

October 14, 2025
1 minut lexim

Janë identifikuar dhe arrestuar dy të rinj që shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Në pranga ranë shtetasit me iniciale K.B., 26 vjeç dhe S.S., 27 vjeç.

Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Goditje të njëpasnjëshme kundër prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që shitnin lëndë narkotike Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njëri prej të arrestuarve e kishte fshehur lëndën narkotike që do të shiste, te një vendparkim automjetesh, në afërsi të vendit të kapjes.

I arrestuari tjetër, përveç lëndës narkotike, posedonte dhe 2 armë të ftohta.

Sekuestrohen lënda narkotike, armët e ftohta dhe një shumë parash e përfituar nga shitja e lëndës.

Në vijim të punës operacionale, punës hetimore dhe asaj operative, me fokus identifikimin dhe vënien në pranga të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit:

-K. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa. Nga kontrollet e mëtejshme, në zonën përreth vendit të kapjes së shtetasit K. B., u gjet e fshehur te një vendparkim automjetesh, një sasi e kësaj lënde që dyshohet se i përkiste 26-vjeçarit, me qëllim shitjen;

-S. S., 27 vjeç, të cilit gjatë kontrolli fizik, iu gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen. Më tej, gjatë kontrollit iu gjetën 2 armë të ftohta, 3 celularë dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kosova fitoi mbreme ndaj suedise begaj djemte tane na bejne krenare 68edfe20e239f
Lajmi i mëparshëm

Kosova fitoi mbrëmë ndaj Suedisë, Begaj: Djemtë tanë na bëjnë krenarë!

chrome ju ndihmon te shpetoni nga njoftimet qe i injoroni 68edfeeee95d0
Lajmi i radhës

Chrome ju ndihmon të shpëtoni nga njoftimet që i injoroni

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë