Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix.
Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut.
Shiroka-Pula ka vlerësuar kontributin e IRI-t në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në vend, veçanërisht përmes mbështetjes për partitë politike, Kuvendin dhe fuqizimin e grave në politikë dhe vendimmarrje.
Ajo ka theksuar se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale.
Gjatë takimit është folur edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe IRI-t, me fokus në edukimin demokratik, luftimin e dezinformimit dhe promovimin e debatit politik.
Po ashtu, në takim janë trajtuar çështje të sigurisë rajonale dhe perspektivës euroatlantike të Kosovës.
Burimi: botasot.info


