Shirat e forta kanë goditur sërish Sri Lankën, duke vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit dhe rikuperimit pas ciklonit të fuqishëm Ditwah, i cili javën e kaluar shkaktoi qindra viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Cikloni Ditwah, që goditi të dielën, shkaktoi përmbytjet më të rënda në një dekadë, duke vdekur të paktën 486 persona, ndërsa 341 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, sipas Qendrës së Menaxhimit të Fatkeqësive. Më shumë se 50,000 banesa janë dëmtuar dhe rreth 170,000 banorë janë zhvendosur në qendra emergjente.
Presidenti Anura Kumara Dissanayake e ka përshkruar situatën si fatkeqësinë më të vështirë që ka përballuar ndonjëherë Sri Lanka. Ai theksoi se operacionet e shpëtimit dhe pastrimit janë ndër më të rëndat në historinë e vendit.
Stuhia që goditi Sri Lankën është pjesë e një serie përmbytjesh dhe rrëshqitjesh dherash që prekën javën e kaluar edhe Indonezinë, Tajlandën dhe Malajzinë, duke marrë gjithsej rreth 1,500 jetë njerëzish. Në disa zona të Indonezisë, fshatra të tëra mbeten ende të mbuluara nga balta dhe rrënojat.
Ekipet e emergjencës në Sri Lanka po punojnë pa ndërprerje, por reshjet e pandalshme po e bëjnë rimëkëmbjen shumë më të ngadaltë dhe më të rrezikshme.
Burimi: botasot.info


