shirat e dendura ikshpk del me keshilla se si qytetaret ta mbrojne shendetin e tyre 695cd93e2cfe0

Shirat e dendura, IKShPK del me këshilla se si qytetarët ta mbrojnë shëndetin e tyre

January 6, 2026
1 minut lexim

Duke marrë parasysh reshjet e shtuara të shiut në disa zona të vendit dhe ndikimin e mundshëm të tyre në shëndetin publik, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka rekomanduar qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar për sigurinë dhe shëndetin e tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, IKShPK ka ndarë disa rekomandime:

-Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit. Megjithatë, qytetarët që furnizohen me ujë nga bunarë të pambrojtur (për arsye sigurie nga aspekti bakteriologjik), rekomandohet që uji të vlohet para përdorimit ose të shfrytëzohen burime alternative për furnizim me ujë të sigurt.

-Ushqimi të ruhet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet ushqimi që ka qenë në kontakt me ujin e shiut.

-Grupet më të ndjeshme, përfshirë fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nvidia planifikon te testoje sherbimin e vet robotaksi deri ne vitin 2027 695cd90f3baba
Lajmi i mëparshëm

Nvidia planifikon të testojë shërbimin e vet robotaksi deri në vitin 2027

ndalohen 14 gazetare ne karakas gjate protestave pro maduros nje i huaj deportohet 695cd955713dc
Lajmi i radhës

Ndalohen 14 gazetarë në Karakas gjatë protestave pro‑Maduros, një i huaj deportohet

Të fundit nga

ShkoLartë