shihemi n2100 nshesh protesta vazhdon edhe sonte ne prishtine 6aaf8ff2eaef8

“Shihemi n’21:00 n’shesh”, protesta vazhdon edhe sonte në Prishtinë

September 20, 2026
1 minut lexim

Edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë do të ketë sërish tubim të qytetarëve.

Në ditën e pestë, protesta do të nisë prej orës 21:00, e cila ka për qëllim kundërshtimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Shihemi n’21:00 n’shesh”, ka njoftuar platforma ‘Liria ka Emër”.

Kundër vendimit të Speciales, dje pasdite protesta janë mbajtur edhe në Diasporë, në Gjermani, Zvicër e Austri.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë, ndërsa i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim duke llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato mirepret marreveshjen shba danimarke per sigurine e grenlandes 6aaf74b18ad30
Lajmi i mëparshëm

NATO mirëpret marrëveshjen SHBA-Danimarkë për sigurinë e Grenlandës

kishin fshehur ne autobus mallra te kontrabanduara nga greqia dhe mbi 22 mije euro arrestohen 2 persona ne gjirokaster 6aaf9074914e0
Lajmi i radhës

Kishin fshehur në autobus mallra të kontrabanduara nga Greqia dhe mbi 22 mijë euro/ Arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Të fundit nga

ShkoLartë