shifrat e vdekjeve ne vendin e punes po konsiderohen alarmante 688b962fa3a81

Shifrat e vdekjeve në vendin e punës po konsiderohen alarmante

July 31, 2025
min lexim

Vetëm në ditët e fundit u raportuan disa vdekje në vendin e punës në Kosovë, situatë kjo që po konsiderohet alarmante, ndërsa po kërkohen veprime në ndërmarrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla.

Sipas Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, vetëm gjatë muajit korrik tetë personave vdiqën në vendin e punës.

Eksperti i sigurisë në vendin e punës, Naim Bajraktari derisa flet për rastet në ndërtimtari, thekson nevojën e ndërmarrjes së masave nga ana e punëdhënësve.

Bajraktari: Nevojitet marrja e masave për sigurinë në punë

“Përgjegjës kryesor për marrjen e masave apo obligim kryesor i marrjes së masave për sigurinë në punë është punëdhënësi. Në çdo kompani, në çdo vend pune, qoftë edhe në shtëpi private po e more një punëtor nga rruga, ti je përgjegjës i atij punëtori, duhet të ja krijosh kushtet e punës”, thotë ai.

Ai përmend mbikëqyrjen e punëtorëve sa i përket çështjeve të sigurisë.

Bajraktari: Ka raste të vdekjeve në vendin e punës që ndodhin nga neglizhenca

“Masa e parë është që ta caktojë një njeri përgjegjës nga radhët e veta apo nga jashtë, ta angazhojë një njeri që do të merret me siguri dhe me shëndetin e punëtorëve, ai do të merret me menaxhimin e këtyre masave. Nuk do të thotë që të jetë ekspert i sigurisë, por unë shpesh iu them edhe kompanive ta merrni një kryepunëtor i cili mbetet si udhëheqës i atyre punëtorëve. Jo vetëm për kualitetin e punës, jo vetëm të mbajë evidencë se kush ka ardhur në punë por të shikojë pajisjet e tyre, veshmbathjet e tyre. Rastet e fundit që kanë ndodhur na kanë ndodhur nga neglizhenca”, thotë ai.

Federata Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat tha të enjten, më 31 korrik, se vetëm në këta shtatë muaj të vitit, janë 21 persona që kanë vdekur në vendin e punës.

“Ky vit ka filluar me periudhën me fatkeqe që nga pas lufta. Vetëm brenda muajit të fundit vdiqën tetë punëtorë, gjendja është shumë alarmante, ne po e përsërisim këtë çdo herë. Dikush duhet të dëgjoi, të marrë masa dhe të reagoi urgjentisht. Rastet po përsëriten dhe në secilën situatë historia është e njëjtë: nuk ka siguri, nuk ka mjete mbrojtëse”, tha Sindikata.

Në anën tjetër, nga Inspektorati i Punës nuk kanë kthyer përgjigje sa u përket rasteve të fundit që ata i kanë regjistruar, deri në publikimin e këtij artikulli.

Por, më 22 korrik, Inspektorati tha në një përgjigje për KosovaPress, se nga janari deri në këtë datë, kanë ndodhur shtatë aksidente me fatalitet në vendin e punës. Pas kësaj date, është raportuar edhe për tri vdekje të tjera në vendin e punës.

E sa i përket vitit 2024, sipas Inspektoratit, kanë ndodhur shtatë vdekje në vendin e punës.

“Gjate këtij viti janë gjobitur mbi 788 subjekte Duke u bazuar në rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, Inspektorati Qendror i Punës vlerëson se mungesa e kushteve të duhura të sigurisë paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe shëndetin e punëtorëve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë, i cili konsiderohet ndër sektorët më të ekspozuar ndaj rreziqeve profesionale”, tha Inspektoratin në një përgjigje për KosovaPress, më 22 korrik.

Për disa nga rastet e fundit të vdekjeve në vendin e punës, Prokuroria ka nisur hetime.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qeveria shqiptare miraton strategjine kombetare te turizmit 2030 688b941364427
Lajmi i mëparshëm

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

meghan markle dhe sekreti bombe i pretenduar per familjen mbreterore qe kercenon ta zbuloje 688b975ad57d5
Lajmi i radhës

Meghan Markle dhe ‘sekreti bombë’ i pretenduar për familjen mbretërore që kërcënon ta zbulojë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë